Zogaj: Çakajtë e Rambujesë po përpiqen ta nxijnë ardhmërinë e Kosovës

Kosova

Zogaj: Çakajtë e Rambujesë po përpiqen ta nxijnë ardhmërinë e Kosovës

Më: 25 mars 2014 Në ora: 17:53

Sa herë që flet për të kaluarën e Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi përkujdeset që rrolin kryesor t`ia lë vetes. Për Thaçin të gjithë të tjerët dhanë një kontribuar të vogël në krahasim me kontributin e tij.
Kështu, në një intervistë në emisionin “Opinion”, kryeministri Thaçi tha se në Rambuje kishte njerëz të gatshëm të nënshkruanin njëfarë lloj autonomie nen Serbi.
“Ka pasur individ që në ditën e dytë a të tretë në Rambuje kanë qenë të gatshëm të nënshkruajnë një farë lloj autonomie. Por mund të them se pas shumë ditësh dhe përmirësimesh në vazhdimësi, kemi arritur atë që kërkonim”, ka thënë ai duke shtuar se në dokumentin e parë të paraqitur në Rambuje nuk përmbusheshin kërkesat e popullit të Kosovës.
Por kush ishin këta njerëz që sipas Thaçit donin ishin të gatshëm të nënshkruajnë autonomi?!
Rambujeja ishte shansi i të gjithë krahëve politik që të faktorizoheshin dhe të përfitonin nga kjo.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mëkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat