Adem Demaçi: Thaçi është më i miri, tjerët janë kërrsh

Kosova

Adem Demaçi: Thaçi është më i miri, tjerët janë kërrsh

Më: 21 mars 2014 Në ora: 21:09

(E plotësuar) -Adem Demaçi thotë se liderët tjerë janë kërrsh dhe se Thaçi është më i miri.
Adem Demaçi ka kritikuar ish presidentin dhe kryetarin e LDK-së, Ibrahim Rugova. Ai tha se ka ikur dhe e ka lënë popullin vetëm. Ndërkohë, lidhur me përkrahësit e sotëm të tij, ai tha se, Rugova përkrahet nga ata me të cilët kanë pasur interesat dhe përfitimet e përbashkëta.

Demaçi ka kritikuar edhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ndërkohë, Demaçi, ka lavdëruar Kryeministrin Thaçi, i cili tha se është më i miri nga liderët aktual.

Adem Demaçi: Putini bëri gabim trashanik, krahasimi i Krimesë me Kosovën hipokrit

Veprimtari Adem Demaçi, ka thënë se krahasimi i cili ju bë Krimesë me Kosovën, ishte i pavend.

Ai në një intervistë për transmetuesin publik ka thënë se ky krahasim ishte shumë i pandershëm dhe hipokrit dhe sipas tij nuk mund të krahasohen.

“Krahasimi që bëri ai, ishte shumë i pavend. Në Krime nuk u bë kurrfarë kryengritje e as kurffarë lufte. Në krime qëndruan të qetë ndërsa ne ishim në një regjim te keq”, ka thënë Demaçi.

Ai po ashtu ka thënë se Putini gaboi dhe se do të mbetet gjithmonë fajtorë për luftën e egër që është duke ringjallur.

“Natyra e rusëve ka mbetur gjithmonë ashtu dhe ata nuk mund të përmirësohen dhe nuk mund të heqin dorë nga ideja që të zvogëlohen, por vetëm të zgjerohen. Putini do të mbetet gjithmonë fajtorë për luftën e egër dhe të ashpër që do të zhvillohen”, ka thënë Demaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat