Ndërpritet protesta në Prizren, arrestohen tetë persona

Kosova

Ndërpritet protesta në Prizren, arrestohen tetë persona

Më: 17 mars 2014 Në ora: 08:55

Një grup studentësh nga grupi politik i Prizrenit, kanë bllokuar derën e ”Shtëpisë së Bardhë”, duke penguar kështu hyrjen e kreut të komunes në zyrën e tij. Ata kërkojnë nga Ramadan Muja që të japë dorhejqje, pasi protesta e tyre do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke paralajmëruar se atyre do t''ju bashkohen edhe subjektet e tjera politike në opozitë.

Megjithëse këta të rinjë e kanë bllokuar hyrjen, kreu i komunës ka shfrytëzuar alternativë tjetër për të hyrë në zyrat e punës së tij. Këshilltari politik i kryetarit të Prizrenit,Ymer Berisha, tha se këta të rinjë nuk e përfaqësojnë qytetarin e Prizrenit dhe ky gjest nuk i kontribon procesit gjyqësorë.
Rreth mesditës, policia e cila e ka mbikqyr këtë protetstë të të rinjëve, ju dha afat atyre që brenda dhjetë minutave të lirojnë hyrjen në objektin e komunës. Protestuesit i kanë shpërfillur urdhrat e policisë dhe sipas drejtorit rajonal, Nexhmi Krasniqi, pasi janë konsultuar me prokurorin e shtetit, oficerët policorë kanë shoqëruar për të stacionin policorë 8-të të rinjë, ku do t'ju merret edhe deklarata.

Edhe LDK pro protestave në Prizren

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prizren e përkrah reagimin qytetarë nëpërmes protestave demokratike, kundër Kryetarit të Komunës, Ramadan Muja që është shpallë fajtor nga Gjykata, për shpërdorim të detyrës zyrtare.

LDK-ja në Prizren thotë se Ramadan Muja nuk mundë të qeverisë qytetin e Prizrenit pasi që është shpallur fajtor për shpërdorim të detyrës zyrtare.

“LDK-ja në Prizren konsideron se nuk mundë ta qeverisë qytetin e Prizrenit një kryetar që është shpallë fajtorë nga Gjykata, për shpërdorim të detyrës zyrtare. Madje ky fakt, që kemi një kryetar komune me damkën e zezë , i gjetur fajtor, nga Gjykata, është fyerje për çdo qytetar normal te këtij vendi”, thuhet në komunikatën LDK-ës.

LDK-ja mbështet nismën e qytetarëve, kundër Kryetarit të komunës së Prizrenit dhe kërkon të jap dorëheqje sa më parë.

“Edhe një here e bëjmë të qartë qëndrimin tonë si LDK, se Ramadan Muja duhet të jap dorëheqje sa më parë, poashtu mbështesim nismën qytetare , të nisur në formë proteste kundër Kryetarit të Komunës së Prizrenit, dhe konsiderojmë se protesta është legjitime, dhe reagim normal”, thuhet në komunikatë.A.M

Bashkimi Demokratik kërkon dorëheqjen e Mujës

Bashkimi Demokratik e konsideron protestën para ndërtesës së komunës si një reagim të arsyeshëm qytetarë ndaj shkelësve të ligjit dhe krimit të organizuar.

Bashkimi Demokratik thotë se dënimi i Mujës është i drejtë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij për ta mbrojtur identitetin e institucionit të kryetarit të Komunës.

“Bashkimi Demokratik si subjekt politik është i interesuar për respektimin e ligjit nga të gjithë zyrtarët, cilët do qofshin ata, prandaj dënimi i Mujës & Company nga Gjykata është i drejtë, andaj kërkojmë dorëheqjen e tij për të mbrojtur identitetin e institucionit të kryetarit të Komunës. Shkuarja në punë e të dënuarit Ramadan Muja jep një mesazh denigrues për shoqërinë dhe institucionet para miqve ndërkombëtarë, prandaj sa nuk është bërë vonë Muja &Company duhet të reflektojnë me dorëheqje për të krijuar hapësirë në krijimin e institucioneve nga njerëzit e përgjegjshëm dhe që respektojnë ligjin”, thuhet në reagimin e Bashkimit Demokratik. A.M

Mujës i bllokohet hyrja në “Shtëpinë e Bardhë”

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës, i është bllokuar hyrja në “Shtëpinë e Bardhë”.
Disa aktivist të shoqërisë civile, në orët e hershme të mëngjesit me pankarta në dorë kanë filluar të protestojnë kundër Mujës, raporton TVPZ.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Mujës, nga posti i kryetarit të Prizrenit. Protesta e aktivistëve po vëzhgohet nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat