Të gjithë kundër Tribunalit Ndërkombëtar

Kosova

Të gjithë kundër Tribunalit Ndërkombëtar

Më: 16 mars 2014 Në ora: 19:44

Përfaqësuesit e partive politike vazhdojnë ta kundërshtojnë themelimin e një tribunali, i cili synon t`i gjykojë krimet e luftës së fundit në Kosovë. Sipas tyre, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe ka respektuar të gjitha normat ndërkombëtare. Njohës të sistemit të drejtësisë thonë se krijimi i një tribunali të tillë, do të ndikonte negativisht në imazhin e Kosovës
Ligjvenesit kosovarë thonë se Themelimi i një të ashtuquajturi Tribunal, me të cilin synohet të gjykohën krimet të supuzuara gjatë përiudhës së luftës në Kosovë, e të pretenduara kinse janë kryer nga UCK-ja është i panevojshëm dhe për këtë temë nuk duhet as të diskutohet.

Shefi Grupit parlamentarë të PDK-së Adem Grabovci, tha për RTK-në se një gjë e tillë as që është diskutuar në institucionet e Kosovës. Grabovci, thotë se për qdo dyshim të dikujt Kosova ka institucione e Drejtësisë dhe themelimi I një Tribunali të tillë është i panevojshëm dhe as që duhët të diskutohet për një kësi lloj çështje.

“ Eshtë absurde të mendohet për krime në luftën clirimtare të Kosovës. Anjë vend nuk ka qenë me bashkëpunues se Kosova me Tribunalin Hagës qoftë me të drejtë qoftë pa te drejte. është absurde të kërkohet formimi I nje trbunali enkas per Kosovën nuk ka pas Tribunal as për Kroacin as për Bosnjën po ashtu nuk ka pas kërkes për Tribunal për xhelatin e Ballkanit Serbinë. Kjo smund të vijë në Kosovë dhe ska asgjë zyrtare për këtë çështje", tha Grabovci për RTK.

Edhe përfaqësues të Lidhjës Demokratike të Kosovës, e shohin të demshëm dhe të pa nevojshëm themelimin e Tribunalit në Kosovë. Deputeti i LDK-së Sadri Ferati, thotë se institucionet e drejtësisë janë të afta për të kryer punën e tyre dhe qdo përpjekje tjetër në këtë drejtim është e pa nevojshme.

“ Kjo situat me perngjane me sherimin e pacientve jashtë Kosovë. Ne mund te shpenzojme shume para por ne jemi te intresuar te investojme ne shendetsi qe trajton pacien afatgjete. Ngajshem te drejtesia ta ndertojme nje Tribunal që I kryen punet veta e te shkoi e pastaj popullat ne Kosove te vuaj per drejtesi kjo është e pa pranueshme.", tha Sadri Ferati, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat