(E plotësuar) Thotë se synon sërish besimin e qytetarëve dhe thotë se ka realizuar më shumë se sa që ka premtuar.
“Synoj sërish besimin e qytetarëve. Tani qytetarët e shohin adresën e vetme stabile, e ajo është PDK. Synoj që të ndërtojmë, ti fuqizojmë institucionet dhe të ruajmë stabilitetin tonë shtetëror dhe kabinete të fuqishme, të qeverisjes së mirë”, tha ai.
“Ne kemi vu standard qeverisës që askush nuk mund të bie nën atë standard. Ne jemi njerëz, kemi bërë gabime, ndonjëherë jemi vonuar, ndonjëherë jemi nxituar por me faj nuk jemi para qytetarëve. Kemi realizuar brenda mundësive dhe kapaciteteve që kemi pasur. Ndjehem mirë që me ekipën time, kam realizuar më tepër se sa që kam premtuar”, ka thënë Thaçi.
Ai tha se të tjerët nuk kanë prezantuar ende programet e tyre por vetëm kanë paraqitur vullnetet e tyre për të qenë kryeministër.
“Nëse dikush udhëheq partinë atëherë ai duhet ta ketë programin, qëllimin dhe vizionin sepse nëse një lider nuk ka qëllim nuk ka vizion dhe nuk e kërkon votën drejtpërdrejt, atëherë leht është me qenë kryetar i partisë”, ka thënë ai.
-----------------------------------------------------------------------------------
Nuk guxoj ta lë Kosovën, në duar të gabuara
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thotë se nuk guxon që ta lë Kosovën në duar të gabuara, dhe që sipas tij kjo është arsyja pse do të kandidojë për mandatin e tretë për postin e kryeministrit.
”Është krijuar percepsion I gabuar kur thuhet se unë insistoj ër karrigën e kryeministrit, sepse unë kënaqësinë e të qënit kryeministër e kam kaluar që shumë kohë.
Dua të jem garancë e sigurt që shteti të mos bijë në duar të gabuara”, tha kryeministri Thaçi në një intervistë në emisionin “ Zona e Debatit” në K.Kosova, Thaçi tha se me shumicën e partive opozitare ka raporte të mira, mirëpo sipas tij, këto parti nuk janë të dënja për të qeverisur me vendin.