Ramush Haradinaj viziton Shqipërinë

Kosova

Ramush Haradinaj viziton Shqipërinë

Më: 11 mars 2014 Në ora: 08:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, sot do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri, ku do të pranojë çmimin Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës.
Kryetari Haradinaj është i ftuar në aktivitetet kulturore e përkujtuese dhe do të takojë edhe zyrtarë dhe udhëheqës të lartë të institucioneve të Shqipërisë, si dhe do të pranojë çmimin Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës.
Haradinaj fillimisht do të marr pjesë në promovimin e librit “Ashti i kombit”, me autor ish-deputetin e Parlamentit të Shqipërisë, Azgan Haklaj, tani kryetar i Unionit Artistik Mbarëkombëtar.
Kurse pasdite në kuadër të manifestimit “Binjakët e lirisë”, që iu kushtohet dy figurave të kombit, ish-deputetit dhe the pinjollit të demokracisë shqiptare Azem Hajdarit dhe Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, do t’i dorëzohet titulli Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës, kryetarit Ramush Haradinaj, e cila zhvillohet. Vendi: Pallati i Kulturës në Kamëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat