Zyrtare: Qeveria rritë pagat për 25 për qind

Kosova

Zyrtare: Qeveria rritë pagat për 25 për qind

Më: 10 mars 2014 Në ora: 12:35

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagave të shërbyesve civil. Ky vendim është marr në mbledhjen e rrallës së Qeverisë së Kosovës.

Thaçi ka thënë se rritja e pagave do të bëhet nga 1 prilli dhe do të rriten 25 për qind për të gjithë nënpunësit civil .

“Rritje të pagave do të ketë prej 25 për qind. Me këtë rritje do të përfitojnë 240 mijë familje”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa pensionistët minatorë do kenë rritje të pensioneve për 50%.
Kështu ka deklaruar kryeministri në mbledhjen e Qeverisë ku u miratua ky vendim.

Thaçi: Një lajm i mirë po vjen për 150 mijë familje

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta marrë një vendim për mbi 150 mijë familje nga muaji prill.

Sipas tij, ky vendim do të dal në orën 15:30. Këtë e bërë të ditur vetë kryeministri Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

"Sot, po marr njërin nga vendimet më të rëndësishme të udhëheqjes sime. Ky vendim është i rëndësishëm, sepse është në dobi të të gjithë njerëzve, anembanë Kosovës. Mbi 150 mijë familje do të kenë jetë edhe më të mirë nga muaji prill.
Në orën 15:30 do të dal me vendim”, ka thënë Thaçi. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat