Dështon zgjedhja e u.d. rektorit

Kosova

Dështon zgjedhja e u.d. rektorit

Më: 5 mars 2014 Në ora: 19:40

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës nuk ka arritur ta zgjedh ushtruesin e detyrës së rektorit të UP-së, derisa i ka propozuar Qëndrim Gashin, Myzafere Limanin dhe Anton Berishën kandidatë për të parin e UP-së. Kryesuesja e KD-së, Shefkije Islamaj, ka thënë se kjo është bërë me qëllim që të ketë sa më shumë mundësi për këtë pozitë.

“Arsyeja se Këshilli Drejtues mendon se duhet të ketë më shumë kandidatë në mënyrë që të ketë mundësinë që të zgjedh atë që realisht mendohet që mund ta kryej punën e rektorit”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se mbledhja e radhës e KD-së do të mbahet të premten pasi kandidatët e propozuar nuk janë të njoftuar me këto propozime dhe se ata duhet fillimisht të njoftohen nëse dëshirojnë ta pranojnë këtë pozitë dhe pastaj të votohen. Dy kandidatët e propozuar nga Senati ditë më parë janë, Naser Zabeli dhe Abdullah Zejnullahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat