Shpend Ahmeti, "kuadër" me mendësi komunisto - bullgare

Kosova

Shpend Ahmeti, "kuadër" me mendësi komunisto - bullgare

Më: 27 shkurt 2014 Në ora: 17:25

Shumë zhurmë e bujë është bërë për fitoren e komunës të Prishtinës nga "Vetëvendosja", përkatësisht, Shpend Ahmeti. I reklamuar e proklamuar si student i Harvardit, por, lexo e beso se është student e kuadër i bullgarit dhe këtë e dëshmoi në javën e parë të qeverisjes komunale, duke hequr nga stenda portretin e meritorit të pa konkurrencë, shtetbërësin e Kosovës, Presidentin e përjetshëm të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. Me veprimin ideologjik, të marrëzishëm e, pse jo, edhe rrugaçëror, të provokimit masiv të popullit shqiptar, dëshmoi për nulitetin, xerrësinë e hiçsinë e tij. Vet përcaktimi majtas i "Vetëvendosjes", flet mjaft për mungesë vizioni, prosperiteti, përparimi të kësaj Lëvizjeje. Është anakronike që rinia të bëjë hapa prapa, t`i kthehet monizmit, komunizmit, ndërkohë që duhet t`u prijë proceseve demokratike dhe ta orientojë popullin e vet drejt të një të ardhme perspektive.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat