Berat Buzhala e mbyll qështjen e Gold-it, me "DISS HISEN" të Unikatilit (VIDEO)

Kosova

Berat Buzhala e mbyll qështjen e Gold-it, me "DISS HISEN" të Unikatilit (VIDEO)

Nga: (shzogaj) Më: 22 shkurt 2014 Në ora: 20:54

(E plotësuar)Si duket, Gold AG, me këngën e tij të fundit ka arritur të kaploi vëmendjen e më të mëdhenjëve të vendit. Ai kishte folur kundër shumë gjërave dhe ndodhive të fundit në Kosovë, duke i futur në tekst të këngës edhe disa nga emrat e politikës aktuale. Njëri nga ata ishe edhe deputeti i PDK-së, Berat Buzhala. Ky i fundit, gjatë këtyre dy ditëve, nuk pushoi së hedhuri zjarr mbi reperin nga Lugina, Arian Agushi, Gold AG.
Së fundmi, Buzhala e ka përmbyll "luftën" e tij me këtë reper, duke e përshëndetë atë me njërën nga këngët e Mega Reperit Shqipëtar, UNIKKATIL. Ai "ja gjuan" Goldi-it, Dissin e Hisenit.BS

"Mos ma prishni, po du me e permbylle debatin tim me Gold'in me nje kange te Unikatilit .
Njerez jemi edhe ne qe merremi me jete publike. Prandaj, i gjendur nen nje bresheri sulmesh prej me kanibalistesh, sadistesh e ku e di une se cka tjeter - por doren ne zemer edhe i perkrahur si kurre me pare - deshiroj ta mbylle kete ceshtje me kangen Hysenit .
Enjoy it Gold AG & Baton AG dhe ju gjysemanalfabet...." e mbyllë Buzhala postimin e tij në lidhje me "diss-in" e Gold AG.

Buzhala: Gold AG s’ia mban prapanica ta përmend Ramushin

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Berat Buzhala, i cili përmendet me fjalë fyese te reperi nga Presheva që veten e quan Gold AG, në një postim në profilin e tij Facebook thotë se ky reper, në këtë paraqitje “artistike” - që përmend edhe Ilir Dedën e Dardan Gashin - ka treguar se është frikacak dhe se aleat e ka prapanicën e tij.
“Sa mbaj mend, Ramushi (Haradinaj) ka pas deklaru per personat me mjekrra se jane 'flliqana'. A ndoshta ky djaloshi i rrebeluar i Lugines se Presheves diku ne nenvetdije e ka pas nje trohe frike se mandej mundet edhe me e hanger ndonje shuplake te nxehte. Une personalisht besoj qe nuk e kish rreh Ramushi, ama sic thote nje fjale, tuta e ruan malin” (sic.), ka shkruar Buzhala, duke shtuar se Gold AG “prapanicën e ka pasur aleatin kryesor gjatë përpilimit te tekstit”.

“Po me duket qe po e shoh kur njehere e ka perfshi edhe Ramushin, e mandej perpara se me e marre gjumi, ka thene vet me vete pse me shkru une edhe per Ramushin kur mundem per shembull me shkru per Atifeten, pra Presidenten, i bindur qe prej Arber Vllahiut, as Garentina Krajes, e Hikmetit e Kikit asnje qime e kokes nuk do t'i mungoje. Ne variantin fillestar nuk eshte shqetesu shume per qimet e kokes, sa per koken. Dhe pas konsultimeve intensive me prapanicen e tij ka vendos qe te ndjek nje rruge shume me te rrahur dhe shume me ma pak te papritura” (sic.), ka theksuar Buzhala, i cili shton se beson në një shtet sekular, ndërsa për Goldin e ka një porosi: “Mbathja tash edhe ti, edhe gjitha kjo tufa e langojve analfabet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat