Myanmari nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, e demantuar

Kosova

Myanmari nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, e demantuar

Më: 24 janar 2014 Në ora: 08:40

(E plotësuar) Zyra e Zëvendëskryeministrit Pacolli dhe Ministria e Punëve të Jashtme e kanë mohuar njohjen nga Myanmari.

Kështu, zyrtarët e këtyre dy institucioneve kanë thënë se s'kanë kurrfarë njoftimi për një njohje të tillë.

"Edhe me herët kemi pasur telefonata prej këtij shteti se e ka njohur Kosovën. Por, diçka zyrtare s'ka", ka thënë një zyrtar i Qeverisë së Kosovës, për mediat.

Edhe Jetlir Zyberaj nga Zyra e Pacollit ka thënë se s'kanë kurrfarë njoftimi për njohjen nga Myanmarit.

"Jo s'kemi kurrfarë njoftimi zyrtar për njohjen nga Myanmari", ka thënë Jetlir Zyberaj nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Ndryshe, sot, të gjitha mediat online kanë raportuar se Kosovës i ka ardhur njohja e 106 nga Unionit Myanmar (Birmani).

U bënë 106 njohje - sot Kosovën e njohu Unioni i Myanmar'it

Myanmari njohu shtetin e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Unionit Myanmar (Birmani) përmes një note verbale ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran e të pavarur.

Në notën e këtij vendi rikujtohet vizita e zëvendëskryeministrit të Kosovës në Myanmar në dhjetorin e vitit të kaluar, “i cili me bindje na prezantoi arsyet se pse Kosova duhet të jetë e pavarur e sovrane”, thuhet në notën, e cila nis me fjalinë “Ministria e Punëve të Jashtme e Unionit të Myanmarit ka nderin t;ju njoftojë se Qeveria e Republikës së Unionit të Myanmarit ka vendosur të njohë Republikën e Kosovës si shtetet sovran e të pavarur”.

Myanmari ndodhet në Azinë juglindore dhe ka një popullsi prej 60 milionë banorësh dhe një sipërfaqe prej 676 mijë kilometrash katrorë.

Ky është vendi i 106 që ka njohur Kosovën dhe i dyti në vitin 2014, pas Tangos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat