Përkujtohet Masakra e Reçakut. VV: Kriminelët shëtisin lirshëm

Kosova

Përkujtohet Masakra e Reçakut. VV: Kriminelët shëtisin lirshëm

Më: 15 janar 2014 Në ora: 09:15

(E plotësuar)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në përkujtim të viktimave të Masakrës së Reçakut, 15 vjet më parë, më 15 janar 1999.
Gjatë homazheve, Presidentja Jahjaga u shoqërua nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, udhëheqja komunale e Shtimes dhe qytetarë të shumtë.

Para 15 viteve ndodhi Masakra e Reçakut, ku u vranë 45 civilë shqiptar në mesin e tyre edhe 8 pjesëtarë të UÇK-së. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të Milosheviqit.

*******
Në përvjetorin e 15 të Masakrës së Reçakut, qytetarë të shumtë janë duke bërë homazhe te memoriali në Reçak. Më 15 janar 1999 forcat serbe ekzekutuan 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes.

Ish shefi i atëhershëm i misionit verifikues të OSBE në Kosovë, William Wallker, pas vizitës në këtë vend, ngjarjen e 15 janarit në Reçak e kishte cilësuar si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo deklaratë i parapriu fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe, që zgjatën 78 ditë.

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar ngalideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varrezat në Reçak, duke vënë në secilin varr nga një trëndafil të bardhë.

Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka thënë se kriminelet e kësaj masakre jo vetëm që janë të lirë, por ata shëtisin edhe nëpër Evropë, dhe shumë prej tyre kanë pozita të larta shtetërore në Serbi.

”Emrat e dëshmorëve dhe martireve të kombit nuk harrohen kurrë, ashtu sikurse gjaku i tyre. Institucionet e Kosovës u kanë borxh shumë dëshmorëve dhe martirëve të kombit para se të gjithash e mbi të gjitha duhet që të respektohen idealet e tyre në mënyrë që të jemi në nivel të detyrës sonë”, tha Kurti.

AAK: Reçaku i 15 janarit 1999 është në themelet e shtetit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ashtu si shqiptarët kudo që janë, e kujton sot me po të njëjtën ndjenjë si 15 vjet më parë tragjedinë e Reçakut, në të cilën regjimi i Beogradit vrau 45 civilë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq.

Tragjedia e Reçakut, e cilësuar nga misioni i atëhershëm vëzhgues i OSBE-së, shefi i tij Ëilliam Ëalker dhe bota e qytetëruar, si krim kundër njerëzimit, shënoi momentin vendimtar të kthesës për Kosovën, duke bërë që qendrat më të rëndësishme të vendosjes, paqedashësit dhe demokracia botërore të vihet përfundimisht në anën tonë.

Duke bashkëndjerë thellësisht me familjarët e tyre dhe të mbijetuarit e Masakrës së Reçakut, Kosova, shqiptarët dhe të gjithë ne bëjmë homazh për të rënët e kësaj dite, kujtojmë dhimbjen dhe lavdinë e përbashkët të Reçakut dhe njerëzve të tij, dhe marrim më shumë forcë në rrugën dhe përgjegjësitë tona në të mirë të vendit dhe kombit tonë.

Lavdia dhe respekti iu takon reçakasve dhe të gjithë atyre që iu falën atdheut në ditët më të vështira e vendimtare, atyre që tejkaluan veten për lirinë, atdheun dhe shtetin, kurse përgjegjësia për sendërtimin e saktë të porosisë dhe idealeve të tyre, është bashkërisht e secilit prej nesh.

Liria dhe shteti ynë buruan në sakrificën e bijave dhe bijve më të mirë të kombit tonë, dhe u arrit me ndihmën e miqve tanë më të mirë nga bota. I jemi përjetësisht falënderues dhe ndihemi të obliguar ndaj sakrificës së popullit tonë, e iu jemi përherë mirënjohës miqve tanë për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë.

15 pas masakrës së Reçakut
Sot bëhen 15 vite,prej Masakrës së Reçakut, që ndodhi më 15 janar të vitit 1999, ku vranë e u masakruan mbi 45 civil shqiptarë. Në mesin e tyre mbetën të vrarë edhe tetë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përpjekje për t`i mbrojtur civilët e pafajshëm.

Masakra e Reçakut ktheu sytë e botës kah shqiptarët e Kosovës dhe gjenocidi që ushtronin forcat serbe mbi ta.

Ngjarjet dhe tmerrin e masakrës së Reçakut e pa edhe ish-ambasadori William Woker, e cili i tregoi botës për dhunën që forcat serbe po e ushtronin në Kosovë ndaj popullatës civile shqiptare.

Përfaqësues të institucioneve, të partive politike dhe qytetarë të shumtë do të bëjnë sot homazhe në Kompleksin Përkujtimor 'Masakra e Reçakut'. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat