Shqiptarët në Siri, po e braktisin frontin

Kosova

Shqiptarët në Siri, po e braktisin frontin

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 13 janar 2014 Në ora: 20:42

Shqiptarët duket se janë të zhgënjyer nga luftimet në Siri. Ndoshta kritikat e vazhdueshme në opinion dhe vrasjet e shpeshta, ditëve të fundit, të shumë prej luftëtarëve shqiptarë atje, i ka shtyrë apo detyruar shqiptarët, që ta braktisin luftën në Siri.
Agjencia FNA, ka raportuar se muajin dhjetor, 37shqiptarë, 15 nga Republika e Kosovës dhe 22 nga Republika e Shqipërisë janë kthyer nga Siria për në vendet e tyre. Ky kthim ka ardhur pasi grupi Jamaat al-Islamiya në Kosovë ka bërë thirrje për të ndaluar luftimet në Siri dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Vetëm javën e kaluar janë vrarë katër shqiptarë, tre nga Kosova dhe një nga Maqedonia.

Të dëshpëruar

Për këtë çështje Abit Hoxha nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, thotë për gazetën “Bota sot” se kthimi i shqiptarëve nga Siria ka të bëjë me dëshpërimin e tyre me zhvillimin e luftimeve atje.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit në diasporë dhe në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat