Kanabisi “shpirti” i Lazaratit transportohet drejt Kosovës

Kosova

Kanabisi “shpirti” i Lazaratit transportohet drejt Kosovës

Më: 13 janar 2014 Në ora: 20:12

Në Lazarat të Gjirokastrës kanabisi quhet me sinonimin “shpirt”. Kështu ka sqaruar për gazetën “Bota sot” një vizitor që këto ditë për kureshtje ka qëndruar në Lazarat. Sipas këtij vizitori që preferon të mbetet anonim, në atë zonë për “shpirtin” (kanabisin) flitet gjithkund dhe pa asnjë telashe mund të gjendet për t’u blerë me çmim që ndryshon nga 0.50 cent grami e më shumë deri 1 Euro për gram. Ka dhe të tillë që e blejnë për ta transportuar dhe stërshitur në Kosovë. Edhe tash në muajin janar përreth dritareve të lokaleve në Lazarat shihen parcela të vogla të kanabisit, që ngjasojnë sikurse fidanët e patateve të mbjella. Atje klima është e ngrohtë. Jo rrallë herë takon mysafirë vendor, kosovarë, italian, grek, në hyrje të fshatit në restorantin “Pizzeri-Xhevairi” që ka rreth 400 karrige. Për të shkuar deri në fshat askush nuk të kontrollon e as të identifikon. Nuk ka asnjë kontroll policor.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat