AAK, LISBA-s: Mjekrat nuk i keni si të Ismail Qemalit, Sami Frashërit e Adem Jasharit

Kosova

AAK, LISBA-s: Mjekrat nuk i keni si të Ismail Qemalit, Sami Frashërit e Adem Jasharit

Më: 26 dhjetor 2013 Në ora: 21:18

AAK përsëri ka reaguar ndaj deklaratave të LISBA’s së Fuad Ramiqit. AAK e ka mirëpritur gatishmërinë e LISBA’së për ofertën për shkollim, por jo me shkollë të Avdiqit e Milloshevicit. Partia e Ramshit ia ka rikuajtuar LISBA’së se mjekërrat e tyre dallojnë krejtësisht nga ato të Ismail Qemalit e Adem Jasharit.

Partia e Ramush Haradinajt përsëri ka reaguar ndaj deklaratave të LISBA’s, të cilët thanë se Haradinaj dhe AAK po shkojnë drejt humnerës.

Madje, LISBA kritikoi Haradinaj kur ky i fundit tha se nuk i respekton flliqtanat me mjekërra.

Sipas Partisë së Fuad Ramiqit, Haradinaj do t’ia paguajnë një shkollë për mësimin e partiotëve dhe ndërtuesve të shtetit shqiptarë, të cilët kanë pasur mjekërra.

Por, AAK e Ramush Haradinajt ka thënë se mjekërrat e partiotëve dhe zyrtarëve të LISBA’s janë krejtësisht të ndryshme.

“Mjekrrat tuaja janë të ndryshme nga ajo e Ismail Qemalit, Sami Frashërit e Adem Jasharit”, thuhet në reagimin e AAK’së.

Sipas AAK’së, të gjithë kanë nevojë për shkollim, por jo atë që e ofron LISBA.

“Ne të gjithë kemi nevojë për shkollë, por jo për shkollën e mesme të Abdiçit e Millosheviqit”, thuhet më tej në deklaratë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ua rikujton eksponentëve të LISBA-s se islami në Kosovë ka ardhur para më shumë se 500 vjetësh. Ka ekzistuar në vazhdimësi dhe të paktën në mes të shqiptarëve nuk ka qenë në armiqësi me fetë tjera shqiptare.

Myslimanët shqiptarë nuk kanë nevojë që njerëz si ata të LISBA-s t'ua rizbulojnë islamin.

Fakti që këta njerëz provojnë të na tregojnë se si duhet të sillemi dhe si të mendojmë, tregon se këta njerëz janë fundamentalistë dhe po iu premtojmë se në Kosovë nuk do të ketë vend për fundamentalizëm.

Për lirinë dhe demokracinë liberale në Kosovë është derdhur gjak. Islami në Kosovë ka ekzistuar në harmoni me ndjenjat kombëtare shqiptare dhe ato europiane për shekuj dhe kështu do të ekzistojë dhe të zhvillohet për shekuj, si slam tradicional i yni. Nuk do të mund ta çrrënjosë islamin tradicional nga Kosova asnjë lëvizje fundamentaliste dhe as njerëzit me shkollë të KOS-it të Serbisë, e as Fuad Ramiqi që ka luftuar kundër boshnjakëve përkrah Fikret Abdiçit dhe Millosheviqit.

Ismail Qemali, Sami Frashëri, Vaso Pasha, Adem Jashari, Hoxha Tahsini e shumë patriotë të tjerë me mjekrra të pastra, e kanë puthur flamurin e Skënderbeut, të cilin ju nuk e doni.

AAK edhe një herë ua bën fuqishëm me dije se me lëvizje të këtilla fundamentaliste po ballafaqohet e gjithë bota, por në Kosovë nuk do të kenë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat