Fotoja e Presidentit Rugova në odën e familjes Jashari

Kosova

Fotoja e Presidentit Rugova në odën e familjes Jashari

Më: 26 dhjetor 2013 Në ora: 16:47

Se fotografia e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, ishte e vendosur në odën e familjes Jashari në Prekaz, flet edhe kjo video e lansuar në internet, ku shihet komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, si dhe vëllau i tij, Hamza, deri sa bëhen gati me armë në shpinë.
Në foton e varur në mur, shihet presidenti Rugova së bashku me ish-senatorin e SHBA-së, Bob Doll.

Vlen të thuhet se, ish-senatori u pat shpërblyer me një dekret të veçantë nga shteti jonë.
“Emërimi i senatorit Dol është një moment i rëndësishëm për mua dhe për popullin e Kosovës”, thuhet në dekretin e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ndërsa senatori Doll duke vlerësuar interesin e madh të SHBA-së për të ardhmen e Kosovës pati thënë se Uashingtoni po vazhdon të punojë për këtë çështje.
“Në qoftë se dikush lexon gazetat mund të thotë se për Kosovën nuk thuhet ndonjë gjë dhe kjo është e vërtetë. Por njerëzit në Kongres, ata që duhet të dinë për këto çështje, ata që merren me caktimin e fondeve, nuk e kanë lënë Kosovën jashtë vëmendjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat