Rikthehen vrasjet në rajonin e Dukagjinit

Kosova

Rikthehen vrasjet në rajonin e Dukagjinit

Më: 6 mars 2013 Në ora: 18:09

Shteti i dobët para krimit. “Soji i të fortëve” godet Kelmendasit e Pejës. Rikthehen vrasjet në rajonin e Dukagjinit në perëndim të Kosovës. Mbrëmë në Pejë u qëllua për vdekje Shefqet Kelmendi (1961). Ky ishte baba i Xhevdet (1982) dhe Valdet Kelmendit (1984). Ende është i panjohur motivi i kësaj vrasje dhe dorasit. Por një fakt dihet, se i ndjeri Shefqeti dhe djemtë Xhevdeti e Valdeti janë kushërinj dhe të afërm të Naser Kelmendit, i shumëkërkuar nga Interpoli. Vitin e kaluar gjykata i kishte liruar nga akuza Shefqetin, Xhevdetin dhe Valdetin, që ishin si të dyshuar të përfshirë në një sulm- vrasje në Baicë të Istogut më 2006. I ndjeri Shefqet Kelmendi i lindur në Haxhaj të Rugovës, së fundi ka jetuar në rr. “Adem Jashari” në Pejë, së bashku me djemtë Xhevdetin dhe Valdetin. Në qytetin e Pejës vazhdimisht kanë qarkulluar thashethemet se këta ishin në konflikt me “sojin e të fortëve” - një familje dukagjinase, që ka përjetuar vrasje zinxhir të meshkujve. Në anën tjetër janë kushërinj të Naser Kelmendit. Në shtatorin e 2012, autoritetet e Bosnjës dhe Interpoli kishin lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për Naser Kelmendin si të dyshuar për trafikim droge, armëve etj. Për pak ditë ky ishte parë duke bredhur në Pejë. Ishte i shoqëruar nga kushërinjtë e tij, Shefqeti dhe djemtë Xhevdeti, Valdeti dhe shokët e tjerë. Në Pejë qarkullojnë llafe se këta kanë miq edhe brenda strukturës së policisë së Kosovës në rajonin e Pejës.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat