OSBE: Keqardhje për mungesën e kompromisit për monument

Kosova

OSBE: Keqardhje për mungesën e kompromisit për monument

Më: 20 janar 2013 Në ora: 11:35

Ushtruesja e detyrës së shefes së misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Serbi, Paula Thiede, ka shprehur keqardhje që negociatat për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit për “monumentin kundërthënës” në Preshevë, ishin dobësuar nga largimi i monumentit nga ana e qeverisë këtë mëngjes, ka njoftuar Misioni i OSBE-së në Beograd.

“E kuptoj se vendimi i pranueshëm reciprokisht ishte afër arritjes”, tha Paula Thiede, ushtruese e detyrës së shefes së Misionit të OSBE-së në Beograd, dhe shtoi se “negociatat është dashur të vazhdojnë për gjetjen e zgjidhjes, që do të respektonte dëshirat e të dy komuniteteve”.

Ajo ka kërkuar “qetësi dhe atmosferë, në të cilën dialogu mund të ripërtrihet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat