Pacientët e hemodializës do t’i nënshtrohen testit për sëmundjet bartëse infektuese

Kosova

Pacientët e hemodializës do t’i nënshtrohen testit për sëmundjet bartëse infektuese

Më: 23 dhjetor 2012 Në ora: 10:05

Të gjithë pacientët e hemodializës, do t’i nënshtrohen testit për HIV/AIDS, atij të hepatitit C dhe B. “Personeli mjekësor i punësuar në hemodializë, i ekspozohet rrezikshmërisë së lartë të sëmundjeve infektuese, andaj kjo është arsyeja që këta pacientë të testohen”, thotë Ymer Elezi, shef i repartit të Hemodializes.

Pacientët e hemodializës kolektivisht do t’i nënshtrohen testit për sëmundjet bartëse infektuese, siç është: HIV/AIDS -i, Hepatiti B dhe ai C. Sipas dr. Ymer Elezi, shef i repartit të Hemodializës në QKUK, kjo do të ndodhë për shkak të rrezikshmërisë së lartë që i ekspozohet personeli mjekësorë ndaj këtyre infeksioneve.

“Këtu bënë pjesë hepatiti C, B dhe Hiv-i, e për këtë arsye kemi vendosur që brenda 2-3 muajve behet testimi i të gjithë pacienteve në mënyrë që të ndahen pacientët më HBS pozitiv dhe negativ”, ka theksuar Elezi për transmetuesin publik.

Kjo që po bëhet është për herë të parë në Kosovë. “Po në mënyrë sporadike ju bëhet të gjithë pacienteve, mirëpo në mënyrë të organizuar është për herë të parë”, thekson ai.

Njëri nga pacientët e hemodializës, testet e tilla i sheh të mirëseardhura. “Po jam i pajtimit pasi kryhen këtu në spital e s’duhet me shkua në privat. Me mirë është me i kryer këtu”, tha pacienti.

Pasi që testi për HIV/AIDS bëhet vetëm me vullnetin e pacientit apo qytetarëve, ndërsa pacientët kanë të informuar se për çfarë analizave bëhet fjalë. “Po, po na lajmërojnë normalë e dimë se për cilën sëmundje është fjala”, thekson pacienti.

Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të kryhet falas për të gjithë pacientët e Hemodializës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat