Çitaku: Ky është shantazh - pushka top ju bëftë!

Kosova

Çitaku: Ky është shantazh - pushka top ju bëftë!

Më: 29 nëntor 2012 Në ora: 23:49

Pas rrjedhjes së disa ‘përgjimeve telefonit’ të zyrtarëve të lartë të PDK-së, ku përfshihet kryeministri Hashim Thaçi, shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe kryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku, vetëm ministrja Çitaku është deklaruar.

Ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook se “vërtetësinë e ‘telefonatave të përgjuara’ do ta thotë gjyqi”.

“As nuk e kam ndërmend ta komentoj vërtetësinë e "telefonatave të përgjuara" . Por, ideja që beteja politike mund të shkojë aq larg sa të inskenohen situata të tilla me qëllime puro politike është e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.

“Ky është shantazhim. E shantazhet nuk i pranoj. Pushka top ju beftë. Po e di që dike kam me e dërgu në gjyq, po ende s’po di ke. Me vije keq vetëm për familjen dhe miqtë e mije, qe shkaku i pozitës sime, kanë pasur shumë kokëçarje sot”, ka përfunduar ministrja Çitaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat