Hashim Thaçi aplikon për librezën e UÇK-së

Kosova

Hashim Thaçi aplikon për librezën e UÇK-së

Më: 14 nëntor 2012 Në ora: 18:53

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nga dita e nesërme do të nisë aplikimi për njohjen e statusit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se të enjten në ora 10:30, në zyrat e kësaj organizate, ndër të parët që do të aplikojnë për njohjen e statusit të veteranit do të jenë kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku.

“Ish-drejtori i Drejtorisë Politike të SHP të UÇK-së, Kryeministri i Republikës, z.Hashim Thaçi dhe ish shefi i SHP të UÇK-së, Ministri i FSK-së, z.Agim Çeku, do të plotësojnë aplikacionet e para, për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së.

Ky proces i ri verifikimi ka nisur tani, pasi më herët në listat e përfituesve ishin futur më shumë persona sesa realisht ishin pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat