U zunë ngushtë në Bashkësi Islame

Kosova

U zunë ngushtë në Bashkësi Islame

Më: 26 tetor 2012 Në ora: 18:20

Shkuan për të uruar festën e Kurban Bajramit në Bashkësinë Islame të Kosovës por dolën me një premtim. Një pagë do e japin për ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë.

Ky premtim doli pasi që myftiu Naim Tërnava i pyeti si me shaka nëse do ta bënë një gjë të tillë.

Të parit që ju tha dhe i pari që pranoi, madje me gojën plotë, ishte nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i cili tha se do e jep një pagë të tijën, për ndërtimin e tempullit fetar.

Njësojë premtoi edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili tha se kjo shkon në interes të kombit.

“Kjo është shumë e mirë, dhe çdo gjë që shkon në interes të kombit dhe vendit tonë, ne jemi të gatshëm ta bëjmë”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa tha se do kontribuon por nuk mund të saktësonte me një pagë, me më shumë apo me më pak.

Këto premtime u bënë në Bashkësinë Islame të Kosovës, të premten në ditë e Kurban Bajramit, pasi që myftiu Tërnava e filloi këtë muhabet thjeshtë për të parë disponimin e tyre për të dhuruar për ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat