Urimi i Thaçit për ditën e festës

Kosova

Urimi i Thaçit për ditën e festës

Më: 26 tetor 2012 Në ora: 13:37

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vizituar Bashkësinë Islame dhe ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke rikujtuar sakrificën e popullit të Kosovës, por edhe tolerancën ndërfetare në vend.

“Kosova është shembull i tolerancës ndërfetare, shembull i zhvillimit të besimit, i respektit të ndërsjellë. Edhe sot, në këtë ditë, kujtojmë të kaluarën tonë të ndritshme dhe krenare, kujtojmë të gjithë dëshmorët e lirisë, kujtojmë sakrificën e qytetarëve të Kosovës, të gjithëve, për liri. Natyrisht, gjithmonë duke marrë energji për të ardhmen. Kështu që, uroj të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë ditë të sakrificës, të mirëkuptimit dhe solidaritetit. Urime të gjithëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat