Kanë filluar të lirohen aktivistët e Vetëvendosjes

Kosova

Kanë filluar të lirohen aktivistët e Vetëvendosjes

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 23:57

Ka filluar lirimi nga paraburgimi i aktivistëve të Vetëvendosjes të cilët ishin arrestuar ditën e djeshme gjatë protestës. Të arrestuarit janë sjellë nga qytetet në të cilat ishin mbajtur, në Prishtinë nga ku edhe ka filluar lirimi i tyre.
Lajmin për fillimin e lirimit të aktivistëve të VV- së e ka konfirmuar anëtari i kësaj lëvizje Erzen Vraniqi.
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët tashmë janë liruar por që janë mbajtur në qendrën e paraburgimit në Drenas kanë treguar se janë maltretuar nga policia.
Ahmetit dhe rreth 60 aktivistëvet të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje ditën e djeshme Polica e Kosovës u kishte shqiptuar masën e paraburgimit prej 48 orësh.
Në mesin e të liruarve është edhe nënkryetari i Vetëvendosjes Shpend Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat