Takohen “për qejf”

Kosova

Takohen “për qejf”

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 23:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar sot gjatë ditës një takim të gjatë me zëvendëskryeministrin dhe nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi. Në këtë takim, të mbajtur në ndërtesën e re të Qeverisë (ish ndërtesën e Rilindjes), ka marrë pjesë edhe nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala dhe shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac.
Zyrtarisht nuk është bërë asgjë e ditur rreth këtij takimi, të mbajtur larg medieve. As pas takimit, të kapur nga kamera e televizionit “Klan Kosova”, pjesëmarrësit nuk kanë dashur të tregojnë arsyen e këtij takimi.

I pari ka dalë shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, i cili nuk është deklaruar për media.

Pas tij ka dalë Blerim Shala, i cili ka treguar vetëm se është takuar me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.

I fundit ka dalë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i cili i zënë ngushtë nga prezenca e kësaj media, ka deklaruar si me ironi se takimi ka qenë ‘për pikë të qejfit’.

Njësoj ka deklaruar edhe zëvendëskryeministri Kuçi, sipas të cilit, të gjithë së bashku kishin biseduar për qejf.

Kurse nënkryetari i parë i AAK- së Blerim Shala nuk u deklarua pas takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat