Zgjedhjet në PDK fillojnë më 1 nëntor

Kosova

Zgjedhjet në PDK fillojnë më 1 nëntor

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 20:52

Partia me e madhe në vend, PDK, e cila udhëheq edhe me qeverinë, pas një mbledhje të kryesisë të mbajtur në mbrëmje, ka vendosur që me 1 nëntor të filloj zgjedhjet e brendshme partiake.

Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës do të fillojnë me 1 nëntor deri me 15 dhjetor.

Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen zgjedhjet në degë, nëndegë dhe seksione, derisa pas datës 15 dhjetor do të fillojnë përgatitjet për kuvendin zgjedhor ku do të zgjidhen strukturat udhëheqëse të PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat