Të protestojmë apo të heshtim për atdhe!?

Kosova

Të protestojmë apo të heshtim për atdhe!?

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 18:45

Të protestojmë apo thjeshtë të shijojmë qetësinë e bisedimeve të qeverisë dhe të partive që e përkrahën hyrjen e Kosovës në bisedime? Protestimi duket se më nuk është mjeti i qëlluar politik në Kosovë, mbase të lodhur nga protestimet e gjata, vuajtjet e pafundme që u sollën protestuesve dhe familjeve të tyre, për shkak të represivitetit të Serbisë. Ndoshta ende jemi në dalldinë e lirisë, duke menduar se me çlirimin dhe bërjen e shtetit, ka kush i rregullon çështjet, pa llogaritur se shumë herë vetë shteti është gjenerator i problemeve. Ndoshta indiferenca edhe mund të jetë pasojë e ndarjeve të shumta në parti, dhe në ojq, që viteve të fundit janë përpjekur të marrin shumë situata në dorë për shprehjen e pakënaqësive. Ky fragmentarizim dhe kjo ndjenjë lirie, mund të jenë dy faktorët kyç në krijimin e indiferentizmit të këtij brezi të ri. Veçmas të studentëve, të cilët as nuk pipëtijnë për asnjë lloj procesi, edhe kur është në pyetje fati i veriut.
Por, ka edhe një problem, që lidhet me liderin, përkatësisht mungesën e tij. Shqiptarët për 15 vjet patën një lider të fuqishëm, Ibrahim Rugovën, të cilit i besuan në të gjitha rrethanat, ndërsa të tjerët që provuan, veçmas ata jashtë LDK-së që të merrnin rolin e liderit, nuk ia arritën. Kjo si duket është një ndëshkim nga shqiptarët, të cilët i dënuan me refuzim bllasfemuesit e Rugovës. Si duket këtë po e vuan edhe Albini.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat