Ministri Hoxhaj priti ambasadorin danez, Mads Sandau Jensen

Kosova

Ministri Hoxhaj priti ambasadorin danez, Mads Sandau Jensen

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 18:03

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar të martën me Mads Sandau Jensen, ambasador i Danimarkës në Tiranë, jorezident për Kosovën, i cili i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Duke i uruar sukses në detyrën e re Ambasadorit Jensen, Ministri Hoxhaj shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me Danimarkën, në të gjitha aspektet.

Hoxhaj e njoftoi ambasadorin Jensen për progresion në Kosovë, me theks të veçantë për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, Hoxhaj vlerësoi rëndësinë e përkrahjes së Danimarkës për Kosovën në proceset integruese, duke shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e gjithanshme që Danimarka ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Republikën e Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadori Mads Sandau Jensen, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Danimarkës për të vazhduar përkrahjen për Kosovën në proceset eurointegruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat