Përfundon protesta

Kosova

Përfundon protesta

Më: 22 tetor 2012 Në ora: 16:44

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje e nisur në mëngjesin e së hënës, ka përfunduar pak para orës 17, pak kohë, pasi që policia e Kosovës ua hapi rrugën protestuesve të grumbulluar te hoteli Sqiss Diamond, në sheshin Nëna Terezë, dhe turma u nis për të protestuar drejt së qeverisë së Kosovës.

Protesta e tyre është organizuar në shenjë pakënaqësie për takimin që ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë.

Protesta është përcjellë me perleshje me forcat e Policisë.

Ka pasur të lënduar dhe arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat