Arrestime e lëndime gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe policisë

Kosova

Arrestime e lëndime gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe policisë

Më: 22 tetor 2012 Në ora: 09:00

(I plotësuar) - Rreth 100 protestues janë grumbulluar aktualisht te hoteli Swiss Diamond, në sheshin Nëna Terezë, vetëm disa metra larg ndërtesës së qeverisë së Kosovës.

Protesta e tyre është organizuar në shenjë pakënaqësie për takimin që ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë, një numër protestuesish nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Përballë protestuesve gjenden njësitet speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kanë formuar bllokadë për të penguar depërtimin e mëtejmë të protestuesve.

* * * * *

Policia e Kosovës, para pak çastesh ka intervenuar, duke arrestuar shumë nga protestuesit të cilët kanë qenë të ulur në sheshin “Nëna Terezë”.

Aktualisht protestë në sheshin “Nëna Terezë” nuk ka, por shihen forca të shumta të policisë.

Rruga në vendin ku kanë qëndruar për orë të tera protestuesit është e mbuluar me ngjyrë të bardh, gurë, shishe plastike me ujë dhe gjësende të tjera.

Siç raportohet, dhjetëra protestues janë mbledhur afër hotelit Grand në Prishtinë.

Në shenjë pakënaqësie për takimin që zhvilloi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë, një numër protestuesish nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë protestuar që nga mëngjesi para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Autoritetet e rendit kanë përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Mendohet se nje protestuese është në gjendje të rëndë.

* * * * *

Gjatë intervenimit të fundit të policisë ndaj protestuesve, arrestohet Shpend Ahmeti, lëndohet Gani Krasniqi.

Protesta
Në shenjë pakënaqësie për takimin që ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë, një numër protestuesish nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Aktivistë të kësaj lëvizjeje, duke përfshirë edhe deputetë të saj, kanë pësuar lëndime, derisa njësitet speciale të Policisë së Kosovës po tentonin ta shpërndanin turmën, e cila në orët e hershme kishte mësyrë ndërtesën e Qeverisë për të penguar punën normale të ekzekutivit.

Autoritetet e rendit kanë përdorur edhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën, prej nga raportohet se janë hedhur edhe gjësende të forta në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se "edhe përkundër asaj që të gjitha protestat duhet paraprakisht të lajmërohen në Policinë e Kosovë, në bazë të Ligjit mbi tubimet publike, edhe sot aktivistët e Vetëvendosjes një protestë të tillë nuk e kanë lajmëruar në Policinë e Kosovës".

"Ata kanë mësyrë ndërtesën Qeverisë së Republikës e Kosovës. Me të arritur atje, ata kanë filluar të hedhin gjësende të ndryshme, mjete të forta dhe ngjyrë në drejtim të policisë. Policia është detyruar të intervenojë, duke përdorur edhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Mund të konfirmoj se deri në këto momente janë ndaluar nga policia 26 persona", tha Kelani.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të subjektit politik, Vetëvendosje, Visar Ymeri, tregoi për Radion Evropa e Lirë se qëllimi i kësaj proteste ishte që t’u tregojmë të gjithëve se jemi të pakënaqur me këtë takim, siç e quajti ai, “kriminal”, ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq.

“Me këtë protestë kemi dashur të bllokojmë hyrjen e Qeverisë, për kryeministrin Hashim Thaçi, në mënyrë që të mos lejojmë të hyjë në ndërtesën e Qeverisë dhe t’i tregojmë se kjo nuk është një ditë normale pune, por është një ditë pas një takimi jashtëzakonisht të dëmshëm dhe të rrezikshëm për Kosovën”, theksoi Ymeri.

Sa i takon numrit të të arrestuarve, Ymeri tha se ende nuk dihet saktë se sa persona janë arrestuar po sipas tij, numri është shumë i madh.

“Nuk e di numrin e të arrestuarave, ka shumë të arrestuar, kemi pasur intervenime policore, kanë qenë jashtëzakonisht brutalë, kanë përdorur të gjitha mjetet që i kanë në dispozicion, prej gazit lotsjellës, por edhe kanë goditur aktivistë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, disa prej të cilëve janë të lënduar”, tha Ymeri.

Vetëvendosje bëri, po ashtu, të ditur se deputeti Liburn Aliu është në mesin e të lënduarve më rëndë.

“Liburnin e kanë e rrahur te hoteli ish-Iliria, ndërkohë që tash nuk është i arrestuar, por është në spital”, bëri të ditur Ymeri.

Njësitet e Policisë janë shpërndarë në sheshin Nëna Terezë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit e mbetur. Protesta është duke vazhduar ende.
Policia ka dhënë ultimatum që protestuesit ta lirojnë rrugën.

Pak më parë, në prani të protestuesve, ka mbajtur një fjalim edhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili kryesisht ka folur kundër bisedimeve me Serbinë.

Kronologjia e ngjarjeve të sotme sipas Vetëvendosjes

08:37 – Përgjatë sheshit “Nëna Terezë” vazhdojnë arrestimet.

08:30 – Arrestohet deputeti Liburn Aliu.

08:30 – Nga krahu i komunës së Prishtinës, Policia e Kosovës ka rrethuar ndërtesëns e Qeverisë dhe po arreston dhunshëm aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
08:24 – Në sheshin “Nëna Terezë”, (përballë hotel Swiss Diamond) janë rreshtuar Njësia Speciale përballë aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët po brohorisin parullën “BASHKIM ME SHQIPËRINË, JO PAZARE ME SERBINË”.

08:19 – Njësia Speciale janë deri në gjysmën e sheshit, tani hodhën prapë gaz lotësjellës dhe po vazhdojnë arrestimet e dhunshme.

08:06 – Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke realizuar një aksion kundër takimit Thaçi Daçiç.

08:05 – Policia dhe forcat special kanë rrethuar të gjitha hyrjen për në sheshin “Nënë Tereza”.

08:02 – 1000 forca policore kanë rrethuar gjithë sheshin dhe po hedhin gaz lotësjellës deri te Teatri Kombëtar.

07:55 – Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë duke realizuar një aksion te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës kundër takimit Thaçi – Daçiç, ndërkohë Policia e Kosovës hodhi gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.

* * * * *

Vetëvendosje ka publikuar disa foto të deputetit Liburn Aliu, i cili siq shihet është goditur me mjete të forta nga ana e policisë qka edhe i ka shkaktuar atij lëndime në pjesë të fytyrës.

* * * * *

Arrestohen Alin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Liburn Aliu

Aktivistë të Vetëvendosjes janë parë sot në mëngjesin e hershëm përsëri në aksion. Për deri sa Policia ka përdorur edhe gazë lotsjellës këta të fundit nuk kanë nguruar të përdorin e gurët, dhe ngjyra ndaj Policisë.
Lideri i lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar, si pasojë e tentimit të thyerjes së kordonit të Policisë por pas dhjet minutash ai është liruar. E në anën tjetër janë arrestuar po ashtu shumë aktivistë të tjerë.
Policia e Kosovës në disa raste ka penguar edhe punën e gazetarëve. Mësohet se është arrestuare deputeti i kësaj Lëvizje Liburn Aliu, përderisa është parë të ketë lëndime në fytyrë.
Pasi që Policia ka arrestuar aktivistë e Vetëvendosjes, larg syve të publikut, persona të ndryshëm kanë arritur të shohin edhe dhunë ndaj tyre.
Mësohet se deri tani, një Polic i Kosovës ka mbetur i lënduar.
Aktivistët e Vetëvendosjes në sheshin “Nëna Terezë” po brohorisin parullën “Bashkim me Shqipërinë, jo pazare me Serbinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat