UP-ja nis vitin akademik me dy javë vonesë

Kosova

UP-ja nis vitin akademik me dy javë vonesë

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 21:04

Ligjëratat në Universitetin e Prishtinës kanë nisur me dy javë vonesë. Dashamir Bërxulli, prodekan në Fakultetin Filozofik, ka arsyetuar vonesën me faktin se caktimi i afatit të dytë për pranim të studentëve të ri ka ndikuar në shtyrjen e procesit mësimor.

Nga ana tjetër, ankesat më të mëdha të studentëve janë rreth mungesës së profesorëve në ligjërata dhe konsulta me studentët. Mirëpo, Ardian Kastrati, këshilltar i rektorit Ibrahim Gashi, ka thënë se me ndërrimin e stafit në UP po bëjnë përpjekje për evidentimin e mangësive, përfshirë këtu edhe vonesat e profesorëve.

Afati i dytë pranues për studentët e ri në Universitetin e Prishtinës është mbajtur më 1 tetor, po të njëjtën ditë kur fillon edhe viti akademik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat