Kosova

SHBA fuqimisht pėrkrah dialogun pėr normalizimin e marrėdhėnieve

Bota Sot | 19.10.2012 23:03
SHBA fuqimisht pėrkrah dialogun pėr normalizimin e marrėdhėnieve

Zėvendėsndihmės Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Philip Reeker komenton nė njoftimin e bėrė nga Pėrfaqėsuesja e Lartė e BE-sė Catherine Ashton lidhur me dialogun mes Kosovės dhe Serbisė, bėn tė ditur ambasada amerikane nė njoftimin e saj.
Zėvendėsndihmės Sekretari i Shtetit, Ambasadori Philip Reeker, foli sot nė Qendrėn pėr Mediume tė Huaja nė Washington DC lidhur me politikėn e SHBA-ve dhe zhvillimet nė Evropėn Jugore Qendrore. Nė njė pjesė tė fjalės sė tij ambasadori Rekeer komentoi nė njoftimin e sotėm tė Pėrfaqėsueses sė Lartė tė BE-sė Catherine Ashton.
Lidhja pėr videon me cilėsi transmetuese tė fjalės sė ambasadorit Reeker mund tė shkarkohet kėtu: http://www.stateondemand.state.gov/Regional-Issues/Europe/ambassador-reeker-comments-trip-to-kosovo/s/f218ee01-88ca-4daf-b490-6c78d34f7ce8

“Mendoj se njė nga sfidat kryesore, siē e dimė tė gjithė, ėshtė marrėdhėnia mes Serbisė dhe Kosovės. Dhe sot ne jemi shumė tė kėnaqur qė pamė njoftimet nga Brukseli nga Pėrfaqėsuesja e Lartė e BE-sė Catherine Ashton lidhur me vazhdimin e dialogut tė lehtėsuar nga BE-ja mes Kosovės dhe Serbisė. Kjo ėshtė diēka qė ne e pėrkrahim shumė. Sekretarja Clinton dhe Zonja Ashton janė nė kontakt tė ngushtė lidhur me kėto ēėshtje sikurse edhe Ndihmės Sekretari Gordon, dhe unė bashkė me homologėt tanė nė BE. Ne fuqimisht pėrkrahim vazhdimin e dialogut drejt normalizimit tė marrėdhėnieve dhe zgjidhjen e mospajtimeve e qė do t’i mundėsojė edhe Republikės sė Kosovės edhe Republikės sė Serbisė qė tė ecin pėrpara nė rrugėt e tyre evropiane.” BS

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus