Qëllimi i ishte i qartë: marrja e pushtetit me dhunë nga e majta ekstreme

Kosova

Qëllimi i ishte i qartë: marrja e pushtetit me dhunë nga e majta ekstreme

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 19:45

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjermani, me rastin e përkujtimit të ministrit kolonel Ahmet Krasniqit në 14 vjetorin e vrasjes i ka drejtuar një thirrje publike dhe me shkrim Qeverisë së Shqipërisë dhe EULEX-it për ndriçimin e vrasjes së kolonelit dhe të shumë heronjve dhe martirëve të luftës.

APEL DREJTUAR: 1.- Qeverisë të Republikës të Shqipërisë, Kryeministrit Sali Berisha, Tiranë
2.- EULEX-it, Shefit Xavier Bout de Marnhac, Prishtinë

Kanë kaluar 14 vjet nga ekzekutimi makabër, në mes të Tiranës, të ministrit të mbrojtjes të Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi. Dhe, megjithatë, deri me sot, askush nuk është marrë në përgjegjësi!
Vrasjet e burrave dhe të djemve të Kosovës në territorin e Shqipërisë londineze si dhe vrasjet seriale brenda Kosovës, kanë qenë gjysmë publike dhe si të tilla janë një e fshehtë publike. E themi këtë, sepse në realizimin e një atentatimi kanë marrë pjesë një duzinë njerëzish, madje edhe me vetura, me qëllim të karambolimit, në rast të ndjekjes momentale nga policia!!

Në Shqipëri, përgjatë viteve 1997, 1998 dhe 1999, janë ekzekutuar:
1) Gazetari Ali Ukaj
2) Ministri Ahmet Krasniqi
3) Veprimtari i Logjistikës Ilir Konushevci
4) Dr. Hazir Malaj, bashkëveprimtar i Konushevcit, shtetas i Shqipërisë, nga Tropoja;….
Vazhdon lista emrave

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat