Takimi Daçiq-Thaçi “do të ketë jehonë në BE”

Kosova

Takimi Daçiq-Thaçi “do të ketë jehonë në BE”

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 17:52

Ish-ambasadori i Serbisë në Gjermani, Ognjen Pribiqeviq, ka thënë se takimi i kryeministrit serb, Ivica Daçiq, me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, do të ketë jehonë të madhe në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, ai është shenja e parë pozitive pas “një sërë lajmesh të këqija dhe konfuze nga Serbia”.

“Do të ketë me siguri vërejtje publike se përse ka ardhur deri tek ai takim, por ato nuk qëndrojnë derisa procesi i dialogut me Prishtinën nuk bie ndesh me Kushtetutën”, ka thënë Pribiqeviq, raportojnë mediat serbe.

Në Bruksel është zhvilluar sot takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, homologut të tij serb, Ivica Daçiq, dhe shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Baronesha e ka cilësuar takimin si konstruktiv, kurse presidenca e Kosovës e ka mirëpritur atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat