Krasniqi: Tërhoqa vetëm fjalën rrugaç, tjerat mbesin

Kosova

Krasniqi: Tërhoqa vetëm fjalën rrugaç, tjerat mbesin

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 12:09

(I plotësuar) - Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka sqaruar deklaratën e tij të sotme në kuvend me anë të së cilës ai ishte zbrapsur nga fjalët që kishte thënë dje në Kuvendin e Kosovës.
Ai dje i kishte quajtur “rrugaç”, ministrat, ndërsa sot i ka tërhequr fjalët e tij.
Në RTK Krasniqi ka sqaruar deklaratën e tij. “Unë distancohem vetëm nga fjala rrugaç, tjerat mbesin” ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tërheq fjalën

Kreyparlamentari, Jakup Krasniqi ka tërhequr fjalën e djeshme për ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të cilin e kishte quajtur rrugaçë. Ai në fund të seancës të mbajtur ditën e premte ka shfrytëzuar rastin që të tërheq fjalën e tij.

“Të nderuar deputet dëshiroj të tërheq fjalën time të djeshme për ministrat, pa marr parasysh gjendja a ndryshon apo jo”, ka thënë Krasniqi.

Ai në seancën e djeshme e kishte quajtur ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi rrugaçë. Me këtë edhe përfundoj seanca ku u diskutuan disa projektligje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat