Xhelili: ShIK-u është financuar përmes donacioneve legale

Kosova

Xhelili: ShIK-u është financuar përmes donacioneve legale

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 18:59

E ka përfunduar dëshminë e tij Fatmir Xhelili, një nga drejtuesit e Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK), i cili ka dëshmuar si dëshmitar i mbrojtjes në rastin “Bllaca 2”. Në cilësinë e “dëshmitarit të privilegjuar”, Xhelili ka dhënë informata të kufizuara, ato të cilat ai i ka konsideruar të lejueshme për t’u bërë publike dhe që nuk zbulojnë sekretet e ShIK-ut.
Ai ka thënë se organizata e quajtur ShIK në fillim i ka pasur 30 veta, kurse në vonë ka arritur deri në 90. Sipas tij, ShIK-u është financuar përmes ndihmave të ndryshme dhe donacioneve, të cilat kanë qenë legale.
Xhelili ka thënë se pjesëtarët e ShIK-ut nuk kanë pasur kartela identifikuese të këtij shërbimi dhe se i ka njohur të gjithë pjesëtarët e këtij shërbimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat