Nënshkruhet kontrata për shitjen e KEK-ut

Kosova

Nënshkruhet kontrata për shitjen e KEK-ut

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 09:09

Qeveria e Kosovës nënshkroi sot kontratën me konsorciumin Limak dhe Çalik për shitblerjen e distribucionit dhe furnizimit të KEK-ut. Në emër të qeverisë, kontratën e nënshkroi ministri i zhvillimit ekonomik Besim Beqaj.
Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike pati shkaktuar reagimin e ashpër të sindikatës dhe opozitës.

Sot nënshkruhet kontrata për shitjen e Distribucionit

Sot zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të kontratës për shitjen e Kompanisë Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik njoftoi përmes një komunikate se Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Kompanisë Kosovare të Ministria e Zhvillimit Ekonomik dje ka aprovuar dokumentet finale të transaksionit për privatizimin e KKDFE.

Me vendimin mbi aprovimin e dokumenteve finale të projektit ato janë të gatshme për nënshkrim me konsorciumin Çalik-Limak, si ofertuesi i preferuar në procesin e privatizimit të kësaj kompanie.

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike pati shkaktuar reagimin e ashpër të sindikatës dhe opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat