"Arkitekti" i PDK-së mban peng koalicionin PDK-AAK

Kosova

"Arkitekti" i PDK-së mban peng koalicionin PDK-AAK

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 18:17

Duket sikur trysnia që së fundi po e ushtrojnë ndaj Thaçit, Krasniqi e Limaj, burimin e ka tek fuqia e Veselit.
Një nga temat më të shumëpërfolura në javët e fundit, të cilën edhe ne e kemi trajtuar që në fillimet e saj, është ajo e zgjerimit të koalicionit aktual me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), por a do të mund të ndodhë një koalicion i këtillë? Së fundi ne pamë që si thuhet popullorçe, t’i cakërrojnë gotat dy burra shtëpish të mëdha, ai i PDK-së, Hashim Thaçi që është kryeministër i Kosovës dhe tjetri i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ndonëse nuk është kryetar partie, por në mungesë të vëllait Ramushit, që ndodhet në proces gjyqësor në Hagë, luan rolin e zotit të shtëpisë edhe pse këtë e bën nën hije, por aq fuqishëm është eksponuar gjatë gjithë viteve që ka munguar i vëllai në krye të AAK-së, sa është e plotfuqishme ajo që mendohet në opinion, se ai është kryetari nën hije i partisë. Në fakt edhe gjatë mungesave të Ramushit në vitet e mëhershme Dauti kishte treguar prirje të fuqishme për një koalicion me PDK-në, por që në atë kohë thuhej se ishte Ramushi, i cili nëpërmjet ndikimit të fuqishëm moral nga Haga, arrinte ta stoponte një qëndismë të atillë politike.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat