Kosova

Mentaliteti “paraburgues” i prokurorėve e gjyqtarėve

Bota Sot | 14.10.2012 17:29
Mentaliteti “paraburgues” i prokurorëve e gjyqtarëve

Trajtimi i rasteve kur njė person dyshohet tė jetė pėrgjegjės apo i pėrfshirė nė njė vepėr penale, po u shkakton telashe qendrave qė duhet t’i akomodojnė personat, tė cilėve kryesisht u caktohet masa e paraburgimit.

Autoritetet pėrgjegjėse thonė se mbi 400 persona mė shumė se sa nė vitin e kaluar, janė duke vuajtur dėnimin e tyre nė qendrat korrektuese nė Kosovė.

Prej mbi 1800 tė burgosurve, 785 mėsohet se janė tė paraburgosur dhe nė pritje tė procedimit tė rasteve tė tyre.

Drejtori i Shėrbimit Korrektues tė Dubravės, Resmi Hoxha, thotė se nga tė gjitha gjashtė qendrat e paraburgimit nė pjesė tė ndryshme tė Kosovės kanė ardhur vėrejtje pėr numrin e madh tė rasteve tė paraburgimit.

Stėrzgjatja e procedurave tė paraburgimit dhe vendosjes, sipas tij, janė shkaku kryesor i privimit nga liria pėr njerėz tė dyshuar.

“Ne kemi ankesa tė shumta nga tė paraburgosurit vetėm nė pritje tė marrjes sė vendimit nga organet kompetente tė drejtėsisė”, thotė Hoxha.

Neni 279 i Kodit tė Procedurės Penale parasheh qė “Paraburgimi tė reduktohet nė kohėn sa mė tė shkurtėr tė mundshme. Kur i pandehuri mbahet nė paraburgim, tė gjitha organet qė marrin pjesė nė procedurėn penale dhe organet qė ofrojnė ndihmėn juridike detyrohen tė veprojnė me nguti tė posaēme”.

Shkaku kryesor pėr numrin e madh tė rasteve tė paraburgimit, sipas Betim Musliut, nga Instituti i Kosovės pėr Drejtėsi, ėshtė mentaliteti i prokurorėve dhe gjyqtarėve.

“Kjo ėshtė, nė fakt si pasojė e mentalitetit tė prokurorėve qė vazhdojnė tė kėrkojnė gjatė gjithė kohės, masėn e paraburgimit, por nė tė njėjtėn kohė edhe e gjyqtarėve qė nė shumicėn e rasteve veē e aprovojnė”, thekson Musliu.

Ai thotė se shqyrtimi i masave alternative si paraqitja nė polici apo arresti shtėpiak, do tė ishin nė favor jo vetėm pėr personat e dyshuar, tė cilėve u caktohet paraburgimi, por edhe pėr vetė buxhetin e institucioneve pėrgjegjėse.

“Ne nė ēdo natė harxhojmė nga 27- 28 euro pėr secilin tė burgosur nėpėr qendrat e paraburgimit ose nėpėr burgje”, bėn tė ditur Musliu.

Paraburgimet e personave qė, pas njė kohe shpeshherė kthehen nė arrest shtėpiak, apo ndonjė masė tjetėr, cilėsohen tė dėmshme pėr reputacionin dhe imazhin e personave nė fjalė, sidomos kur procesi rezulton me pafajėsinė e tyre.

Masa e paraburgimit qė caktohet nė shumicėn e rasteve nė Kosovė ėshtė ajo e 30-ditėshit, e cila jo rrallė herė vazhdohet.

Ekzistojnė, madje, raste kur paraburgimet e personave tė dyshuar kanė vazhduar me vite tė tėra pėr shkak tė zvarritjes sė procedurave apo pamundėsisė sė gjyqtarėve pėr tė marrė vendim pėr njė rast tė caktuar.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus