Serbia do ta njoh Kosovën, para anëtarësimit në BE

Kosova

Serbia do ta njoh Kosovën, para anëtarësimit në BE

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 00:04

Raportuesi Special i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Hannes Swoboda, tha se Serbia do të detyrohet ta njoh Kosovën, para se t'i bashkohet Bashkimit Evropian.
“Njohja e Kosovës duhet të ndodhë në fund. Ky nuk është kusht në procesin e anëtarësimit në BE. Por, para se Serbia të bëhet anëtare në BE, natyrisht që do të detyrohet ta njoh Kosovën. Në këtë moment është me rëndësi të vazhdohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Ndërsa, për Serbinë do të ishte mirë t’i pranojë faktet”. Ka thënë Swoboda për numrin e nesërm të ditores së Novi Sadit, “Dnevnik”.

Swoboda tha se Serbia në pranverën e vitit të ardhshëm mund ta marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, por para kësaj Serbia duhet të qetësojë rrymat radikale.

“Vendimi i fundit për të ndaluar Paradën e Krenarisë vetëm se dëshmon se qeveria e re serbe nuk është e angazhuar për vlerat evropiane“, tha Swoboda.

Ai shtoi se ajo që deri më tani ka dëgjuar nga qeveria e re, në aspektin e BE-së, nuk është aspak inkurajuese.

“Flirti i vazhdueshëm me Rusinë, si shenjë se BE nuk është partneri i vetëm i Serbisë, nuk ju ndihmon shumë”, thotë Swoboda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat