Cilat parti janë pozitare në Kuvendin e Kosovës? - Bota Sot
Cilat parti janë pozitare në Kuvendin e Kosovës?

Kosova

E enjte, 25 gusht 2016

Cilat parti janë pozitare në Kuvendin e Kosovës?

Më: 13 tetor 2012 Në ora: 21:05

Mocioni për pezullimin e privatizimit ka ngritur pyetjen se kush në të vërtetë është pozitë dhe kush opozitë në Kuvend, thonë zyrtarë opozitarë. Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të abstenuar rreth mocionit për pezullimin e privatizimit në Kosovë i ka hapur rrugë Qeverisë drejt privatizimit, thotë Visar Ymeri nga “Vetëvendosje”. Sipas tij, fatkeqësisht sa herë që ka nevojë Hashim Thaçi, po gjen paterica të reja në radhët e opozitës për të vazhduar jetën e vet në pushtet. Pro opozitës kanë dalë edhe dy deputetët e tjerë të Koalicionit për Kosovë të Re, që janë pjesë e koalicionit, Muhamet Mustafa dhe Amir Ahmeti. Muhamet Mustafa ka thënë Qeveria këtë nuk duhet ta konsiderojë si fitore. Nga ana tjetër, Ismet Beqiri, shef i Grupit parlamentar të LDK-së, beson se deputetët e kësaj partie kanë votuar atë që është e drejtë dhe do t’i përmbahen vendimit. Ndërsa anëtarët e Grupit parlamentar të AAK-së nuk kanë pranuar të flisnin për KTV-në, duke thënë së kjo temë është e mbyllur për AAK-në.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test