Kosova

Raport pozitiv, por me pėrsėritje tė ngecjeve

Bota Sot | 12.10.2012 17:37
Raport pozitiv, por me përsëritje të ngecjeve

Raporti i fundit i Komisionit Evropian pėr Studimin e Fizibilitetit pėrmban aspektet e saj pozitive, por edhe i rithekson fushat, nė tė cilat institucionet e Kosovės duhet tė punojnė shumė mė tepėr, nė mėnyrė qė t’i pėrmbushin kriteret qė i janė vėnė si parakushte pėr tė marrė dritėn e gjelbėr pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit nė tė ardhmen, vlerėsojnė njohėsit e rrethanave integruese dhe atyre politike nė Kosovė.

Shenoll Muharremi, ekspert pėr ēėshtjet e integrimeve evropiane, thotė se raporti i Komisionit Evropian, ndėr tė tjera, pėrmban edhe dy ēėshtje, tė cilat, sipas tij, janė shumė tė rėndėsishme dhe pozitive pėr Kosovėn.

“Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian, nė kėtė rast, ia ka bėrė shumė tė qartė Serbisė se duhet ta respektojė integritetin territorial tė Kosovės dhe kjo ėshtė ēėshtja mė e rėndėsishme nė kėtė pako zgjerimi. Ēėshtja e dytė ėshtė se ėshtė konstatuar qė nuk ka pengesa ligjore, legale, qė Kosova tė ketė marrėdhėnie kontraktuale me BE-nė”.

“Kjo ėshtė njė kornizė e mirė pėr ta ēimentuar edhe mė shumė tė ardhmen evropiane tė Kosovės. Nė anėn tjetėr, u tha qė ne mund tė fillojmė negociatat pėr Marrėveshje pėr Stabilizim-Asociim posa tė plotėsohen disa kushte. Nuk jam i kėnaqur dhe jam i dėshpėruar pse Qeveria e Kosovės nuk ka qenė mė syēelur, nė mėnyrė qė t’i zbatojė kėto parakushte”, shprehet Muharremi.

Ardian Arifaj nga Instituti Kosovar pėr Kėrkime dhe Zhvillimin e Politikave-KIPRED, vlerėson se raporti i fundit i Komisionit Evropian pėr Studimin e Fizibilitetit, ka treguar potencialet dhe fuqitė e Kosovės pėr tė ecur pėrpara drejt integrimeve evropiane, por edhe qė i numėron mangėsitė. Njė nga mė tė rėndėsishmet, sipas Arifajt, ėshtė sundimi i ligjit.

“Duhet veēuar, pėr shembull, pjesėn ku flitet pėr sundimin e ligjit nė Kosovė dhe ku pėr dallim prej herėve tjera kur raportet e progresit flisnin se nė Kosovė nuk ka mbrojtje tė dėshmitarėve, sivjet flitet qė jo vetėm se nuk ka mbrojtje tė dėshmitarėve, por duhet tė ketė mbrojtje tash edhe tė gjyqtarėve, prokurorėve dhe zyrtarėve tjerė qė merren me sundimin e ligjit. Pra, nuk ėshtė njė raport qė e jep njė imazh krejt tė bardhė apo krejt tė bukur pėr Kosovėn”, thotė Arifaj.

Ndryshe, Komisioni Evropian ka identifikuar katėr fusha, nė tė cilat Kosova duhet tė shėnojė progres tė menjėhershėm me qėllim tė fillimit tė negociatave pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ato janė: sundimi i ligjit, reforma e administratės publike, trashėgimia kulturore dhe tregtia.

Por, Muharremi thotė se Kosova nuk duhet tė fokusohet vetėm nė kėto parakushtet, tė cilat i ka pėrmendur Komisioni Evropian.

“Kosova ka edhe shumė sfida mė tė mėdha dhe ajo duhet tė bėhet mė strategjike pėr tė menduar se ēfarė ka pėr tė fituar nga njė marrėveshje e tillė eventuale me Bashkimin Evropian. Kjo marrėveshje ka karakter tregtar, andaj edhe ne duhet tė fokusohemi nė pėrkrahjen e sektorit privat, nė zhvillim tė bizneseve tona, nė mėnyrė qė ato ta rrisin konkurrencėn dhe nė tė ardhmen, kur ne ta nėnshkruajmė kėtė marrėveshje, ato tė mund tė pėrfitojnė”.

“Pėrndryshe, nuk ka kurrfarė logjike qė ne tė vazhdojmė tė bėjmė marrėveshje tregtare ku ne nuk kemi kapacitete qė tė pėrfitojmė nga ajo”, vlerėson Muharremi.

Mendim tė ngjashėm jep edhe Arifaj, i cili, gjithashtu thekson se angazhimin pėr integrimet evropiane nuk duhet ta mbajė mbi supe vetėm Qeveria e Kosovės, por e gjithė shoqėria kosovare.

“Synimi pėr tė hyrė nė BE po shikohet si njė formė pėr ta pėrmirėsuar jetėn nė Kosovė. Nė fakt, duhet tė pėrmirėsohet jeta nė Kosovė, kualiteti i jetės nė Kosovė dhe pėr qytetarėt e saj, qė atėherė Kosova tė mund tė hyjė nė BE. Pra, ėshtė njė pritje, do tė thosha, e kundėrt me atė qė e kanė qytetarėt e Kosovės, tė cilėt presin qė tė hyjmė nė BE, e pastaj t’iu pėrmirėsohet jeta”.

“Pra, duhet qė qysh tash, jo vetėm Qeveria, por tė gjithė qytetarėt, e tėrė shoqėria, t’i pėrvjelin mėngėt dhe tė fillojė punojė nė zbatimin e tė gjitha kritereve qė janė pėrmendur edhe mė herėt nga BE-ja, nėse vėrtet kjo shoqėri synon qė tė hyjė nė BE”, thekson Arifaj.

Sidoqoftė, njohėsit e rrethanave integruese, vlerėsojnė se raporti i fundit i Komisionit Evropian pėr Studimin e Fizibilitetit, ka qenė mė pozitiv pėr Kosovėn, se sa raportet e mėparshme.(rel)


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus