Fule: Dialogu me Serbinë nuk është kusht

Kosova

Fule: Dialogu me Serbinë nuk është kusht

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 11:39

Kosova mund të fillojë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Kështu deklaroi sot Komisionieri i BE-së për Zgjerim Stefan Fule, cili po qëndron për vizitë në vendin tonë. Ndërsa Kryeministri Thaçi tha se Kosova është e gatshme t’i përmbush të gjitha kushtet që dalin nga BE karshi Kosovës.
POSTUAR 10:53 / 12.10.2012
Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule tha sot në Prishtinë se Kosova ka arritur progres substancial për pjesëmarrjen në programet e BE-së. Studimi i fizibilitetit nuk sheh asnjë pengesë ligjore për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabizilim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së tha Fule, pas takimit me kreun e qeverisë, Hashim Thaçi, duke shtuar se kjo mund të arrihet në vitin e ardhshëm.

“Ne do t’ua paraqesim mandatin shteteve anëtare, sapo Kosova të arrijë rezultate në një numër të vogël të prioriteteve afatshkurta që kanë të bëjnë me kapacitetet administrative, me sundimin e ligjit me mbrojtjen e pakicave dhe me përmirësimin e kapaciteteve tregtare. Nëse vazhdoni të mbani konsensusin e fuqishëm dhe të punoni shumë mendoj se do të jeni në gjendje që të filloni negociatat në gjysmën e parë”, theksoi ai.

Fule tha se progresi i Kosovës drejt BE-së nuk varet nga Bashkimi Evropian, por ekskluzivisht varet nga puna dhe përpjekjet e Kosovës, në ndërtimin e një konsensusi të fuqishëm në shoqërinë kosovare.

Ndërsa kreu i Qeverisë, Hashim Thaçi u zotua se Kosova në një afat të shkurtër do të përmbush gjitha kushtet që dalin nga BE-ja, karshi Kosovës.

“Kosova do të prodhojë argumente të qëndrueshëm dhe të mjaftueshëm për ju, në mënyrë që ta shtyjmë agjendën evropiane përpara. Ne jemi të bindur se për pak muaj ne do ti përmbushim kriteret afatshkurtra. Kosova ka një konsensus të plotë politik dhe etnik për të ardhmen evropiane”, theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët se a mund të jetë kusht vazhdimi i dialogut që Kosova të fitojnë nënshkrimin e Stabilizim Asocimit, Fule ka thënë se nuk është kusht dialogu. Kurse Thaçi shprehu gatishmëri në normalizimin e raporteve me gjithë fqinjët, me theks të veçantë me Serbinë.

Obligimet e Kosovës para nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë forcimi i sundimit të ligjit, gjyqësorit, reforma në administrate publike, reforma zgjedhore, mbrojtja e pakica dhe tregtia. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është hapi i parë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat