Dialogu me Serbinë nuk është kriter për MSA-në

Kosova

Dialogu me Serbinë nuk është kriter për MSA-në

Më: 10 tetor 2012 Në ora: 00:38

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian kanë thënë se në studimin e fizibilitetit, që do të publikohet nesër, dialogu me Serbinë nuk do të jetë kriter për fillimin e dialogut për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) me Kosovën, të paktën jo në një afat të shkurtër.
Këto burime bëjnë të ditur se në momentin kur të hapen negociatat për MSA-në, atëherë shumë nga kriteret që do të dalin nga ky proces do të ndërlidhen me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kosovës në studimin e fizibilitetit do t’i kërkohet që urgjentisht të fillojë me reforma në Ministrinë e Tregtisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe të punoj më shumë për të drejtat e komuniteteve.

“Do të kërkohet që të ketë hapa konkret në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, kanë theksuar zyrtarë shumë të lartë të BE-së.

Ndërkohë, duke folur në lidhje me dialogun, zyrtarët e Bashkimit Evropian, kanë thënë se ka shenja se niveli i bisedimeve do të avancohet në politike, porse sipas tyre nuk është paraparë se kur do të mund të ndodhin këto bisedime.

Nga ana tjetër, në Raportin e Progresit për Serbinë theksohet qartë se për përparim të mëtutjeshëm duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat