Strukturat paralele në veri patjetër të shuhen

Kosova

Strukturat paralele në veri patjetër të shuhen

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 23:29

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Beograd, Hajnc Georg Vilhelm ka deklaruar se askush në vendin e tij as në mbarë BE nuk po flet për njohjen e Kosovës, veç për normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi dhe që strukturat paralele në veri patjetër të shuhen gradualisht.
Në një intervistë ambasadori gjerman Vilhelm ka thënë se nuk është interpretuar mirë se Gjermania po kërkon nga Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës, për t’ia hapur vetvetes rrugën drejtë BE, kurse me normalizimin nënkuptojmë që Serbia dhe Kosova duhet të kenë raporte të mira fqinjësore si edhe të gjitha vendet tjera.
“Gjithashtu është interpretuar gabim se Gjermania do të kërkojë të lidhet marrëveshja për normalizimin para se të nisin negociatat për anëtarësimin në BE. Edhe kjo nuk është e saktë, sepse ende nuk është vendosur çka duhet të ndodhë para nisjes së negociatave, por gjithsesi nuk është ideja se marrëveshja duhet të arrihet qysh para fillimit të tyre”, ka thënë Ambasadori i Gjermanisë.
Ai ka theksuar edhe njëherë qartë se Gjermania dëshiron heqjen graduale të strukturave paralele të Serbisë në veri të Kosovës. Sipas tij, nuk është mirë që Serbia atje të ketë struktura të tilla.
“Plani i Ahtisarit i jep autonomi të madhe veriut të Kosovës, por nuk është mirë që Serbia të ketë struktura paralele në shkolla, komuna dhe polici. Ky është njëri nga kushtet tona, që ato struktura hap pas hapi të shuhen”, ka deklaruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat