Zhbogar: Ne e duam Kosovën brenda BE-së

Kosova

Zhbogar: Ne e duam Kosovën brenda BE-së

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 23:00

Bashkimi Evropian e don Kosovën brenda tij, tha të martën në mbrëmje, në një ceremoni solemne të Bashkimi Evropian, përfaqësuesi i tij në Kosovë, Samuel Zhbogar. Ai të martën ka hapur Qendrën për Informimit dhe Kulturë në Prishtinë të BE-së, me ç’rast tha se Bashkimi Evropian dëshiron të jetë sa më afër qytetarëve të Kosovës. Ai duke e vlerësuar tejet të rëndësishme hapjen e kësaj qendre, theksoi se me këtë hap dëshiron të tregoj se është në mesin e qytetarëve të Kosovës. “Përmes hapjes së qendrës së re në qendër të Prishtinës, Bashkimi Evropian mëton t’i bëjë të dyja këto: ne duam të tregojmë se vendi ynë i vërtet është këtu, në mesin e qytetarëve, në rrugë, së bashku me të gjitha brengat dhe shpresat e tyre. Aty ku festoni dhe protestoni. Por, duke ia hapur dyert simbolikisht partnerit tonë më të ngushtë në Qeveri, Ministrisë për Integrime Evropiane, ne duam gjithmonë të tregojmë qartazi dhe hapur se Bashkimi Evropian është i hapur për kandidat dhe anëtar të ri. Ne ju duam juve brenda” ka thënë Zhbogar.
Në këtë qendër mendohet se do të ketë mjaft informata, për gazetarët, studentët, qytetarët, të rinjtë etj. Ndërsa, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku kërkoi që Kosova të ketë një trajtim të barabartë me vendet e rajonit në strukturat e BE-së. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat