Kosova

Psikoterapi pėr ata qė duan ndarjen e Kosovės

Bota Sot | 07.10.2012 16:32
Psikoterapi për ata që duan ndarjen e Kosovës

Ndarja e Kosovės - njė opsion qė pėrgjatė viteve tė fundit ka mbizotėruar qėndrimin politik tė Beogradit karshi veriut tė vendit, e qė ėshtė zhdukur mė pas pėr njė kohė tė caktuar nga tryeza e mundėsive pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje- ėshtė shfaqur sėrish.

Me gjithė kundėrshtimin kategorik tė Prishtinės zyrtare dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, bindjen se ndarja ėshtė opsioni mė i mirė pėr zgjidhjen e problemit tė veriut e ritheksoi njė ditė mė parė, kryeministri serb, Ivica Daēiq.

Por, njohėsit e rrethanave politike nė Serbi e Kosovė hedhin poshtė mundėsinė pėr jetėsimin e kėsaj ideje. Ata konsiderojnė se me realizimin e saj, Serbia do tė njihte shtetėsinė e Kosovės duke ia ndryshuar tėrėsinė territoriale - gjė qė bie ndesh me politikėn aktuale se “nuk do tė njihet kurrė pavarėsia e Kosovės”.

Drejtori i Forumit pėr Marrėdhėnie Etnike nė Beograd, Dushan Janjiq, tha se njė pjese tė politikanėve serbė dhe atyre qė e mbėshtesin idenė pėr ndarje, u nevojitet, siē u shpreh ai, njė psikoterapi pėr t’ua bėrė tė qartė pamundėsinė e zbatimit tė kėtij opsioni nė realitetin ekzistues.
“Mendoj se do tė ishte shumė e nevojshme qė tė organizohet njė lloj terapie psikologjike - ose psikoterapi, dhe njė diskutim joformal lidhur me ndarjen. Nuk ėshtė vetėm Daēiq ai qė flet pėr kėtė gjė, por i kemi edhe disa ish-zyrtarė, si pėr shembull Steven Meyer, apo ish-zyrtari i Kombeve tė Bashkuara Gallucci, qė mbajnė tė gjalla shpresat se ndarja ėshtė zgjidhje”, shprehet Janjiq, pėr tė shtuar se pjesa dėrrmuese e njerėzve nė Serbi janė nė kėrkim tė njė zgjidhjeje tė shpejtė nė raport me Kosovėn.

Analisti serb shfaq rėndėsinė pėr zbatimin e marrėveshjeve tė arritura nė kuadėr tė dialogut tė deritashėm ndėrmjet Prishtinės e Beogradit, ndėrsa thotė se duhet tė punohet fuqishėm nė normalizimin e raporteve ndėrmjet palėve dhe gjetjen e njė zgjidhjeje tė pranueshme pėr problemin e veriut tė Kosovės.

Hulumtuesi i Institutit Kosovar pėr Kėrkime dhe Zhvillimin e Politikave-KIPRED, Shpend Kursani, thotė se heshtja aktuale dhe mungesa e ofrimit tė ideve nga pala kosovare, flasin pėr mungesėn e vizionit qė ka Kosova pėr zgjidhjen e problemit tė veriut.
“Ne po kemi frikė ta themi qėndrimin tonė, ndėrsa po presim tė na e thonė. Serbia po e tregon veten si njė aktor - njė palė serioze nė dialog dhe kjo tregon se mė shumė do t’i dėgjohen Serbisė dėshirat nė dialog se sa delegacionit apo pozicionit tė Kosovės”, thotė Kursani.

Ai thekson se viktimė e qėndrimit tė Beogradit ndaj problemit pėr veriun e Kosovės janė bėrė serbėt lokalė tė asaj pjese, tė cilėt vazhdojnė tė jetojnė nė njė status-quo.

Integrimi i kėtyre tė fundit, ndėrkaq, shihet si e vetmja mundėsi, tė cilėn Prishtina zyrtare ėshtė zotuar se do ta zbatojė nė javėt dhe muajt e ardhshėm.

Problemi kryesor nė kėtė drejtim thuhet se mbetet funksionimi i strukturave paralele serbe nė zonat pėrtej lumit Ibėr nė Mitrovicė dhe mungesa e sundimit tė ligjit atje.

Problemi i veriut pritet tė jetė temė boshte e njė dialogu mė politik ndėrmjet Kosovės e Serbisė, qė ėshtė paralajmėruar tė ndėrmjetėsohet nga Bashkimi Evropian.

Komentet

Komente (3) | Kthehu

Krejt Serbia duhet te beje nje psikotarapi dhe ta sheroje te varurit nga pushtimi i popujve tjere dhe tokave te huaja. Ndersa te gjithe pushtetareve te derisotem te Kosoves iu duhet gjithashtu nje psikoterapi, per t“ua larguar nga njera ane kompleksin e inferioritetit ndaj shteteve dhe kombeve te huaja, e nga ana tjeter largimin e ndjenjes se superioritetit ndaj Kombit te vet. Ndoshta qeveria duhet te mbrohet me hypnotizues te afte, per tu rrezistuar sulmeve hypnotike nga ana e armiqeve te Kombit tone (qe shume njerez nuk e dine fare se ē“eshte kjo). Por a iu ndihmon kjo ketyre, eshte pikepyetje e madhe. KLM.

Fati (Vjene) @ 07/10/2012 22:04

tani veq dul ne shesh se HASHIMI me BARONESHEN ESHTON jan marr vesh per nji status special i ngjajshem me statusin e serrbve te bosnjes ,kta ma shpesh diskutojn per ndarjen ose kunder ndarjes qe kur te pranon HASHIM per status special ne popull mos te kundershtime ose mos te ket trazira nė KOSOV me arsyetimin se nuk lejum me na nda KOSOVEN

Guri i madh @ 07/10/2012 19:48

kit dallaver vet thaqi asht tue ba me serbin me nda veriun e vet mu ba presiden i kosoves sikur tita ne juguosllavin e hershme nese ja mbrrin ymri thaqit kshum mendon

faceri @ 07/10/2012 17:21