Kosova

Qeveria “privatizon” emėrimin e bordeve nė ndėrmarrjet publike

Bota Sot | 04.10.2012 15:54
Qeveria “privatizon” emėrimin e bordeve nė ndėrmarrjet publike

Qeveria e Kosovės ka privatizuar mėnyrėn e emėrimit tė drejtorėve tė bordeve tė ndėrmarrjeve publike, dhe kjo ėshtė arsye e performancės sė dobėt tė kėtyre kompanive, thonė pėrfaqėsues tė punėtorėve, shoqėrisė civile dhe ekspertė pėr ēėshtje ekonomike.

Avni Zogiani, nga Organizata joqeveritare “ ĒOHU”, thotė se drejtorėt nė bordet e kėtyre ndėrmarrjeve po emėrohen nė bazė tė lidhjeve politike, ēka po rezulton, sipas tij, me shkatėrrimin e aseteve shtetėrore.

“Anėtarėt e bordeve janė pėrfaqėsues politikė tė partive nė pushtet dhe praktikisht gjithė ēka qė bėjnė, ėshtė nė funksion tė pėrmbushjeve sė obligimeve tė marra nga politika”, thotė Zogiani.

Edhe Ibrahim Rexhepi, drejtor ekzekutiv nė Qendrėn pėr Hulumtime Strategjike dhe Sociale, ( STRAS), vlerėson se bordet e ndėrmarrjeve publike, mė tepėr kanė qėllim zhvillimin e aktiviteteve politike, se sa menaxhimin dhe pėrcaktimin e politikave strategjike, veprimtari ekonomike nė ndėrmarrje.

“Qeveria thuajse ka ‘privatizuar’ edhe mėnyrėn e emėrimit tė kandidatėve tė kėtyre bordeve, prandaj, nuk ėshtė befasuese pse performanca e tyre, bashkė me kompanitė, nė tė cilat janė, ėshtė nė rėnie”, vlerėson Rexhepi.

Nuk ka mundėsi tė jesh anėtar i ndonjė bordi tė kompanive publike, si nė nivelin qendror po ashtu edhe nė atė komunal, nėse nuk je i pozicionuar nga ndonjė parti politike, pohon edhe Ali Dragusha, anėtar i Kėshillit Ekonomik Social.

Ky kėshill pėrbėhet nga punėdhėnėsit, punėmarrėsit dhe nga Qeveria.

Ai shprehet se gjatė shpalljes sė konkurseve pėr kėtė vend pune, nuk respektohen kriteret e kėrkuara nė bazė ligjore.

“Pėr kėtė ēėshtje duhet njė rregullativė mė e fuqishme dhe njė pėrgjegjėsi mė e madhe e anėtarėve tė bordit, qė fatkeqėsisht nuk e kanė. Ata e kanė njė realizim tė interesit tė vet material. Unė mendoj se ata duhet tė jenė tė inkuadruar drejtpėrdrejt nė kėto ndėrmarrje dhe ta kenė situatėn nė kontroll nė menaxhmentin e ndėrmarrjeve dhe tė kenė parasysh llogaridhėnien dhe obligimin pėr ēka janė zgjedhur”, shprehet Dragusha.

Nė anėn tjetėr, Avni Zogiani, nga organizata “Ēohu” pėrmend disa kompani publike, bordet politike tė tė cilave, sipas tij, kanė ndikuar nė mos funksionimin e duhur tė tyre.

“PTK-ja ėshtė indikator i qasjes nė kėtė fushė, do tė thotė ėshtė shembulli qė kemi nė dorė. PTK-ja ka ekspozuar se si politika pėrdor sektorin publik”.

“Nė anėn tjetėr KEK-u, ėshtė duke vazhduar dėshtimet pėrmes bordeve dhe ndikimeve njėjta”, konsideron Zogiani.

Sipas Ligjit pėr ndėrmarrjet publike, bordi i drejtorėve tė njė ndėrmarrjeje pėrbėhet nga pesė ose shtatė drejtorė, ku njė nga ta duhet tė jetė nga komuniteti pakicė.

Tė gjithė drejtorėt, pėrveē njėrit, do tė zgjidhen nga Qeveria dhe secili drejtor i zgjedhur nė kėtė mėnyrė shėrben me mandat prej tre vjetėsh.

Ndryshe, nė konkurset e shpallura pėr drejtorė tė bordeve tė ndėrmarrjeve publike, gjithmonė konkurrenca ka qenė shumė e madhe. Kjo, sipas pėrfaqėsuesve tė OJQ-ve, ėshtė dėshmia mė e mirė, pėr siē, thuhet “luftėn” e zhvilluar pėr kėtė pozitė.

Ata thonė se pagat nė kėtė sektor janė shumė mė tė mėdha sesa mesatarja e pagave nė vend, ndėrsa shtohen edhe mundėsitė pėr punėsim tė anėtarėve tė familjeve tė tyre nė ndėrmarrjet e caktuara./rel

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus