Kosova

Vatra: Shqiptarėt po dėnohen si nė kohėn e Milosheviqit

Bota Sot | 19.09.2012 18:43
Vatra: Shqiptarët po dënohen si në kohën e  Milosheviqit

Dėnimi i 11 shqiptarėve me 116 vjet burg, ėshtė dėshmi se dhuna e Serbisė ndaj shqiptarėve ėshtė e njėjtė si nė kohėn e Milosheviqit, thuhet nė reagimin e shoqatės “Vatra” nga Gjilani e themeluar nga shqiptarėt e dėbuar nga Kosova Lindore prej pushtetit serb. “Kėto akuza ishin montime tė pushtetit serb, dhe kėtė e bėnin se, nė atė kohė u duhej pushteti pushtetarėve nacionalist serbė, pėr justifikime politike tė jashtme e tė brendshme, ndėrsa tani dėnimi me 116 vjet sigurisht u duhet pėr tė shantazhuar ndėrkombėtarėt e Kosovėn nė bisedimet e ardhshme tė mundshme Kosovė- Serbi”, thuhet nė reagimin e kėsaj shoqate, e cila ėshtė e para prej ojq-ve nė Kosovė qė ka reaguar pas kėtij dėnimi drakonik, ndaj shqiptarėve, tė cilėt janė po nga kjo ajo pjesė e Kosovės.
Shoqata vlerėson se zvarritja dhe rrėzimi i vendimti tė shkallės sė parė, tregon se drejtėsia serbe nuk kishin argumente, “se ata djem janė tė pafajshėm, por me kėtė pushteti serb pretendon se ata kanė bėrė krime, por kjo ėshtė bėrė vetėm pse ata janė shqiptarė, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė dėshirojnė tė mbajnė tė tensionuar situatėn nė Kosovėn Lindore, duke krijuar psikozėn e largimit tė qytetarėve shqiptarė nga trojet etnike tė tyre dhe duke provokuar edhe ndonjė incident qė ajo (Serbia), nesėr tė ketė edhe njė alibi pėr ndonjė sulm tjetėr apo burgosje tjera tė shqiptarėve, duke paraqitur kėshtu para botės (ashtu siē dinė ajo) se ja, shqiptarėt janė ata qė po bėjnė vrasje, ata nuk e donė demokracinė, ata nuk e donė stabilitetin etj.”
“Vatra” kėrkon qė kėta djem tė lirohen menjėherė, ngase janė tė pafajshėm ashtu siē kanė qenė gjithmonė, “sepse UĒK-ja dhe UĒPMB-ja kanė luftuar pėr liri, kanė luftuar kundėr njė regjimi pushtues milosheviqian duke bėrė luftėn mė tė drejtė e mė tė pastėr nė botė”.
Kjo shoqatė kėrkon nga bashkėsia ndėrkombėtare qė t’i kėrkojė me ngulm Serbisė qė ti lirojė shqiptarėt e pafajshėm duke bėrė presion e duke i treguar se kjo qeveri e re nuk duhet tė vazhdojė rrugėn e Milosheviqit.
Sot nga Departamenti pėr krime lufte i Gjykatės sė Lartė nė Beograd u dėnuan me 116 vjet burg 11 pjesėtarė tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė akuzuar nga “drejtėsia serbe” pėr krime lufte ndaj civilėve nė Gjilan, mė 1999, ndėrsa 6 tė tjerė u liruan.
Ky grup i cilėsuar si “Grupi i Gjilanit”, ėshtė akuzuar se ka bėrė vrasje, pėrdhunim dhe tortura ndaj civilėve serbė nė vitin 1999 nė Gjilan. Nėntė prej tyre janė arrestuar nė dhjetor tė vitit 2008, njė nė mars tė kėtij viti nė Zvicėr, ndėrsa procedura gjyqėsore ndaj tyre ka filluar nė shtator 2009. BS

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus