Kosova

Ministri Hoxhaj nė Timorin Lindor kėrkon njohjen nga ky shtet

Bota Sot | 15.09.2012 13:00
Ministri Hoxhaj në Timorin Lindor kërkon njohjen nga ky shtet

Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, ka filluar sot njė vizitė zyrtare dy ditore nė Timorin Lindor, me ftesė tė Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė kėtij shteti, Jose Luis Guterres.

Nė ditėn e parė tė vizitės, Ministri Hoxhaj ėshtė pritur nė njė takim bilateral nga Ministri i Punėve tė Jashtme i Timorit Lindor, Jose Luis Guterres.

Nė kėtė takim, Ministri Hoxhaj edhe zyrtarisht ia ka dorėzuar kėrkesėn e Republikės sė Kosovės pėr njohje tė plotė nga Timori Lindor.

“Kosova dhe Timori Lindor nė aspektin gjeografik janė larg njėra-tjetrės, por ne ndajmė kujtesėn e represionit dhe shkeljeve masive tė drejtave tė njeriut nga regjimet e huaja si dhe lavdinė e popujve tanė pėr liri. Prandaj, njohja e Timorit do tė ishte edhe njė mirėnjohje dhe respekt pėr dinjitetin e viktimave”, ka thėnė Ministri Hoxhaj, gjatė takimit.

Mė pas, nė emėr tė qytetarėve dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Ministri Hoxhaj ka falėnderuar Ministrin Guterres pėr ftesėn dhe mirėpritjen e ngrohtė.

“Shpresoj qė kjo vizitė ėshtė njė kapitull i ri i bashkėpunimit ndėrmjet dy vendeve tona. Ėshtė njė fat i madh pėr popujt tanė qė fillimi i shekullit 21 i gjeti tė dy vendet tona si vende tė pavarura, sovrane dhe demokratike, qė prosperojnė si anėtarė tė vendeve tė lira tė botės”, ka theksuar Ministri Hoxhaj.

Nga ana tjetėr, Ministri i Jashtėm i Timorit Lindor, Jose Luis Guterres ka thėnė se ėshtė i nderuar me vizitėn e Ministrit Hoxhaj, e cila po ndodh nė 10 vjetorin e pavarėsisė sė Timorit Lindor.

“Ne, popullin tuaj gjithmonė e kemi pas nė zemėr. Prandaj edhe njohja e Republikės sė Kosovės, pėrtej njė akti formal ėshtė njė obligim qė vjen nga zemra jonė”, ka theksuar Ministri Jose Luis Guterres, nė takim.

Dy ministrat kanė biseduar edhe pėr mundėsinė e bashkėpunimit nė shumė fusha, nė mėnyrė qė marrėdhėniet ndėrmjet dy shteteve tė thellohen edhe mė shumė. BS

Komentet

Komente (4) | Kthehu

O Minister ishalla nuk i harron njerz qe po te presin me dit shka u ba a pi merrni ne pun naj nja a ki kini njerz e juaj.

rita @ 15/09/2012 20:01

a budall qe koke mor goni, a spo e shef se ky shall vetem atje mundesh me gjet

du paris @ 15/09/2012 18:56

zoteri goni kam qene ne timor si puntor i kombeve te bashkuara qdo delegacioni ne timor ja dhajne nga ni shall si respekt edhe enver hagjajt ja paskan dhane

nipi i obiliqit @ 15/09/2012 17:15

o bo bo qfate shalli ka vene ,na marroj deri ne funde...

goni @ 15/09/2012 16:04